Ky person ende besohet se ka pasur peshën më të madhe trupore në botë

Ndryshe

Ky person ende besohet se ka pasur peshën më të madhe trupore në botë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 23:30
foto ilustrim

Amerikani Jon Brower Minoch, personi me peshën më të madhe trupore në botë i regjistruar deri më tani. Ka afro dyzet vite që Minoch shkoi nga kjo botë, por emri i tij në librin e rekordeve botërore Ginis vazhdon të mbetet, pasi që këtë kategori sot e kësaj dite nuk arriti të fitojë asnjë person.

Minoch, i cili u lind në vitin 1941, vuajti nga mbipesha që kur ishte fëmijë.

Ai në moshën 12 vjeçare peshoi 132kg. Ndërkaq në moshën 22 vjeçare, peshoi 178kg. Dhe pesha e tij sa shkonte duke u shtuar.

Me kalimin e viteve, Jon arriti të peshojë deri në 635 kg. Si pasojë e mbipeshës vuajti nga probleme të ndryshme shëndetësore. Kishte probleme me frymarrjen dhe çrregullime kardiake.

Minoch kishte problem edhe me të enjtur të trupit, por që ishte vështirë të trajtohej.

Për shkak të problemeve me shëndetin, ai u pranua në spital në Sietëll në vitin 1978. Për ta dërguar atje, i ndihmuan një personel i tërë i stafit emergjent dhe zjarrfikës. Me të dërguar në spital, për ta vendosur në shtrat dhe përgatitur për trajtim i ndihmuan 13 persona.

Gjatë qëndrimit në spital, mjekët i bënë një regjim ushqimi, ku duhej të merrte vetëm 1,200 kalori në ditë.

Ai ia doli të heqë 419 kilogram, që do të thotë se ra në 216 kg. Por më vonë në shtëpi shtoi 89kg, dhe u pranua sërish në spital. Kjo ndodhi në vitin 1981.

E 23 muaj më vonë, në vitin 1983, Minoch vdiq.

Veç rekordit për peshën më të madhe trupore, Jon arriti edhe një rekord tjetër, tani për dallime në peshë në mes tij dhe gruas së tij Jeannette. Ata u martuan në vitin 1978. Xhenet lindi dy fëmijë, e pesë vite më vonë, bashkëshorti i saj la këtë botë.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat