Turqia kërkon ndryshimin e emrit të gjelit të detit, në arenën ndërkombëtare

Ndryshe

Turqia kërkon ndryshimin e emrit të gjelit të detit, në arenën ndërkombëtare

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:43
Gjeli detit

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan u ka bërë zyrtarisht thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që në të ardhmen të përdorin emërtimin "Türkiye" dhe jo "Turkey".

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Turqia nuk dëshiron më që në arenën ndërkombëtare dhe dokumentet diplomatike ndërkombëtare të quhet "Turkey", pra me emërtimin në gjuhën angleze, por "Türkiye".

DW shkruan se përdorimi i toponimit anglisht kundërshtohet për një kohë të gjatë nga Turqia, pjesërisht sepse fjala "turkey" në anglisht do të thotë edhe "gjel deti".

Në fund të vitit të kaluar Turqia vendosi të fusë në përdorim emërtimin "Made in Türkiye" për produktet e saj të eksportit. Erdogani e argumentoi këtë vendim se ky emërtim shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat