Dhëndri e pëson keq ditën e dasmës, nuk i shkoi plani siç duhet - përfundon në spital me qafë të thyer

Ndryshe

Dhëndri e pëson keq ditën e dasmës, nuk i shkoi plani siç duhet - përfundon në spital me qafë të thyer

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 06:50
Pamje nga aksidenti

Dhëndri donte të bënte një hyrje mbresëlënëse në dasmën e tij në Parma, por përfundoi në spital.

Ideja për të bërë një hyrje spektakolare në dasmën e tij nuk përfundoi aq mirë për një italian.

Protagonisti i rrëfimit të mëposhtëm është adhurues i makinerive dhe kështu ka vendosur të shfaqet në kishë me një të tillë, duke demonstruar aftësitë e tij.

Veç se në kthesën e fundit para ceremonisë në Parma, atij iu desh të bënte një kthesë, të cilën nuk ia doli, për pasojë humbi kontrollin e makinës dhe u rrëzua keq.

Ai përfundoi me një kockë të thyer në qafë dhe 5 qepje në kokë në spitalin aty pranë, me nusen në krah, ende të veshur me fustanin e nusërisë.

Image
Dhëndri me nuse në spital
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat