E pazakontë/ I moshuari i qeras të gjithë me kafe - kur shkon në shtëpi, vret veten

Kuriozitete

E pazakontë/ I moshuari i qeras të gjithë me kafe - kur shkon në shtëpi, vret veten

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Fthiotidë ku një 90-vjeçar është vetëvrarë mesditën e djeshme.

Sipas lamiareport.gr, në bazë të dëshmive të bashkëfshatarëve të tij, po atë mëngjes ai kishte shkuar në kafenenë e fshatit dhe i kishte qerasur të gjithë me nga një kafe. Teksa po largohej, ai i pyeti nëse do të shkonin në funeralin e tij, por njerëzit filluan që ta ngacmonin duke pretenduar se po tallej.

Fatkeqësisht, 90-vjeçari kishte marrë vendimin e tij dhe madje kishte njoftuar disa nga të afërmit e tij, duke i ftuar në varrimin e tij.

Para se të mund të telefonin mbrapsht dhe të kontrollonin nëse ishte serioz, i moshuari brenda shtëpisë ku jetonte i vetëm në Paleochori Dorieon, drejtoi nga vetja armën e gjahut dhe qëlloi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat