Familja kthen lëkurën e qenit të ngordhur në tapet

Ndryshe

Familja kthen lëkurën e qenit të ngordhur në tapet

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 06:22
Pasi qeni i tyre ngordhi, një familje në Australi ka vendosur që lëkurën e tij ta kthejnë në tapetn

Shumë pronarë kafshësh gjejnë mënyra të ndryshme për të ruajtur kujtime nga kafshët e tyre të dashura që i kanë patur për vite të tëra.

Pasi qeni i tyre ngordhi, një familje në Australi ka vendosur që lëkurën e tij ta kthejnë në tapet për ta patur gjithmonë mes tyre.

Kompania e cila ka krijuar tapetin me lëkurën e qenit thotë se metoda e balsamosjes është bërë “trend” vitet e fundit pasi kërkesat po shtohen çdo vit e më shumë.

Balsamosja e kafshëve shtëpiake është bërë me të vërtetë më e popullarizuar në pesë vitet e fundit apo më shumë.

Sipas punonjësve që merren me balsamosjen e kafshëve, lëkura e kafshëve nxihet në mënyrë që leshi të mos bjerë dhe tapeti/qilimi të qëndrojë në gjendje të mirë për shumë vite.

Tapeti me lëkurën e qenit ka marrë shumë reagime në rrjetet sociale pasi ka njerëz që thonë se ideja është "e bukur, por jo për të gjithë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat