​Zogu fluturon nga Alaska në Australi pa u ndalur, thyen rekordin botëror

Ndryshe

​Zogu fluturon nga Alaska në Australi pa u ndalur, thyen rekordin botëror

Më: 5 janar 2023 Në ora: 22:22
​Zogu

Kur zogu Godwit fluturoi 8,435 milje pa ndalesë nga Alaska në Tasmania, Australi, ai tejkaloi rekordin e mëparshëm për migrimin më të gjatë pa ndalesë nga një zog. Udhëtimi 11-ditor pa pushim apo ushqim u gjurmua nga një etiketë satelitore në zogun shtegtar.

Sipas rekordeve botërore Guinness, Godwit (Limosa lapponica), i njohur me numrin e etiketës "234684", fluturoi 13,560 kilometra (8,435 milje), nga Alaska në shtetin australian të Tasmanisë, pa u ndalur për ushqim ose pushim, duke thyer rekordin, për migrimin më të gjatë të pandërprerë të një zogu.

Godwit këtë vit tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 217 miljesh, i cili u vendos në vitin 2020 nga një zog tjetër i së njëjtës specie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat