Kjo është italiania që bën 1600 kilometra në ditë për ta mbajtur një punë

Ndryshe

Kjo është italiania që bën 1600 kilometra në ditë për ta mbajtur një punë

Më: 23 janar 2023 Në ora: 23:28
Giuseppina Giuliano

Ajo zgjohet pas orës 03:00 të mëngjesit dhe nuk kthehet në shtëpi deri në orën 23:00.

Një grua italiane bën çdo ditë 1600 kilometra për në punë. Ajo bën 800 kilometra për në punë çdo ditë dhe po kaq edhe për t’u kthyer përsëri në mbrëmje.

Çdo ditë, Giuseppina Giuliano (29) zgjohet në orën 03:30 të mëngjesit, ha mëngjes dhe bëhet gati për punë. Deri këtu, normale.
Por, ajo nuk punon në Napoli, por në Milano.

Ajo udhëton rreth 1600 kilometra për të punuar si punonjëse në një shkollë arti – 800 kilometra në udhëtimin e shkuarjes, 800 kilometra në udhëtimin e kthimit. Ajo përshkroi rutinën e saj të përditshme për “Corriere del Mezzogiorno”.

Giuliano ende jeton me prindërit e saj dhe merr autobusin nga shtëpia e familjes në Napoli për në stacionin kryesor të trenit. Në orën 5:09 të mëngjesit, ajo hipi atje në trenin e shpejtësisë së lartë.

Pas një udhëtimi prej disa orësh, italiania nis turnin e saj në shkollën e artit Boccioni në Piazzale Arduino në orën 10:00.
Shpenzimet janë shumë të larta në Milano

Në mbrëmje kthehet prapa. Ajo mbaron punën në orën 17:00, kthehet në tren në orën 18:20 dhe është në shtëpi në orën 22:53. Ajo ha darkën e saj në tren. Kështu ka qenë që nga shtatori.

“Unë kurrë nuk kam marrë kaq shumë vëmendje”, tha ajo për Il Giorno.

“Më duhet të them që nuk më shqetëson aspak puna dhe as udhëtimet me tren”, thotë ajo për gazetën, edhe pse thotë se ka vuajtur nga një sëmundje e mushkërive që në fëmijëri.

Arsyeja kryesore për udhëtimet e çmendura është kostoja e lartë e jetesës në metropolin verior italian të Milanos. Aty qiraja e një apartamenti me dy dhoma shkon deri në 1800 euro. Por, paga e saj mujore është vetëm 1165 euro.

Falë udhëtimit, ajo mund të kursejë edhe disa para nga pagat e saj. Sipas deklaratave të saj, super udhëtarja paguan vetëm rreth 400 euro në muaj shpenzime udhëtimi. Ajo i blen biletat paraprakisht dhe mbledh shumë pikë udhëtimi.

“Jam e vendosur të vazhdoj”

Ajo nuk pendohet fare për vendimin e saj për të qëndruar me prindërit e saj në Campania.

“Jam e vendosur të vazhdoj”, thotë ajo. “Të gjithë janë të lirë të vendosin se si duan të formësojnë jetën e tyre dhe unë e kam marrë vendimin tim”, thotë italiania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat