Pas 17 vitesh bashkë dhe 3 fëmijëve, çifti zbulon se janë kushërinj

Ndryshe

Pas 17 vitesh bashkë dhe 3 fëmijëve, çifti zbulon se janë kushërinj

Më: 30 mars 2023 Në ora: 13:44
Celina dhe Joseph Quinones

Një çift i lumtur i martuar me tre fëmijë kanë treguar se si zbuluan se ishin kushërinj pas një testi ADN.

Celina dhe Joseph Quinones, nga Kolorado kanë 17 vite bashkë, por një ditë Celina vendosi të mësonte më shumë për pemën e saj familjare. Nëna e tre fëmijëve u trondit kur zbuloi se Joseph ishte kushëriri i saj.

Ata kanë treguar historinë e tyre edhe në rrjetet sociale:

"U martova me burrin tim në vitin 2006. Duke mos menduar asgjë tjetër ne u bëmë me tre fëmijë. Tani kemi zbuluar se jemi të lidhur dhe kushërinj. 17 vjet me kushëririn tim.Ne nuk e dinim derisa bëmë një test të ADN-së. Kemi pasur një miqësi 4-mujore para se të martoheshim. Ai është dhe do të jetë gjithçka që unë kam. Nuk do të lejoj që gjaku të shkatërrojë atë që kemi krijuar, këtë familje të bukur."

Celina, e cila ka shkruar një libër për përvojat e saj, u kërkoi çifteve të tjera të kontrollonin pemën e tyre familjare para se të ndërmarrin hapa më të rëndësishëm në lidhjet e tyre.

Pas zbulimit, Celina thotë se dashuria e çiftit është më e fortë se kurrë dhe se ajo ka injoruar komentet negative që sugjerojnë divorcin mes saj dhe bashkëshortit.

"Ne kishim 3 fëmijë kur unë kuptova lidhjen që kisha me të. Unë e bëra testin tim të ADN-së, mendoj se në 2016-ën dhe po, ishte tronditëse në fillim pasi mendove a duhet të jemi bashkë? Kjo është e çuditshme". Me të vërtetë u tremba. Por tani e di se ne ngjajmë me njëri-tjetrin për një arsye. Fëmijët e mi dhe burri im janë gjithçka që unë kam dhe ne e kemi kaluar si lajm."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat