Garë se kush qëndron më shumë i shtrirë në krevat? Ekziston në Mal të Zi

Ndryshe

Garë se kush qëndron më shumë i shtrirë në krevat? Ekziston në Mal të Zi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë kaluar 19 ditë prej kur disa banorë të Malit të Zi e kanë nisur garën në fshatin Brezna afër Plluzhinës, se kush do të qëndrojë shtrirë për kohë më të gjatë.

Nga 21 konkurrentë që e kanë nisur garën, tani kanë mbetur shtatë.

Fituesit do t’i ndahen 1.000 euro. Organizatori i garës, Miqo Bllagojeviq ka thënë se garuesit mund të shkojnë në tualet çdo tetë orë, ndërsa ushqimi dhe pijet u dërgohen në shtrat.

“Në fillim ishim 21 veta dhe tre psikologë, por ata nuk mund të qëndronin me ne”, ka thënë Llidija Markoviq, 23-vjeçare nga Nikshiqi. (gruaja në fotografinë e tretë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat