Kali lirohet nga stalla për mbajtjen e ngarkesave gjatë fluturimit, avioni kthehet në aeroport

Ndryshe

Kali lirohet nga stalla për mbajtjen e ngarkesave gjatë fluturimit, avioni kthehet në aeroport

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:12
Kali arriti të shpëtojë nga stalla e tij

Një aeroplan mallrash që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy i Nju Jorkut, u desh të kthehej menjëherë pas ngritjes në ajër kur një kalë u lirua në bord.

Një regjistrim i komunikimit të kontrollit të trafikut ajror tregon pilotët e avionit islandez të Air Atlanta duke u shpjeguar kontrollorëve të JFK-së se ata duhej të ktheheshin në aeroport sepse një kalë ishte liruar brenda në avion.

“Kali arriti të shpëtojë nga stalla e tij. Ne nuk e kemi problem të fluturojmë, por duhet të kthehemi në Nju Jork; ne nuk mund ta kthejmë kalin në vendin e siguruar në bord”, thotë një pilot në regjistrim.

Një veteriner u soll për të kontrolluar kalin pasi avioni ishte kthyer në tokë.

Fluturimi për në Liege të Belgjikës u nis përsëri më vonë gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat