​Pas 30 vjetësh lindet foshnja në një fshat të Italisë

Ndryshe

​Pas 30 vjetësh lindet foshnja në një fshat të Italisë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Foshnja e parë në 30 vjet u lind në një fshat të Apenineve, raportoi të martën 'Qn-il Resto del Carlino'.

Një djalë u lind në Tizzola, në Apeninet mbi Reggio Emilia, më 6 nëntor duke e rritur popullsinë e fshatit në 26, njoftoi e përditshmja lokale italiane.

Prindërit e djalit, të cilët u transferuan në Tizzola nga Reggio rreth shtatë vjet më parë, thanë se ishin "të gëzuar" për lindjen e fëmijës.

“Pas lindjes së tij, ne nuk do të largohemi kurrë nga këtu”, tha nëna për gazetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat