​Konfirmohet se në Evropë u regjistrua temperatura rekord prej 48.8 gradë në vitin 2021

Kuriozitete

​Konfirmohet se në Evropë u regjistrua temperatura rekord prej 48.8 gradë në vitin 2021

Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) konfirmoi të martën se në Evropën kontinentale u regjistrua një temperaturë rekord prej 48.8 C (119.8 F) në vitin 2021.

Sipas gjetjeve të publikuara në Gazetën Ndërkombëtare të Klimatologjisë, temperatura u regjistrua në ishullin e Siçilisë të Italisë më 11 gusht 2021, tha zyrtarja për media e WMO, Clare Nullis në një konferencë për shtyp të OKB-së në Gjenevë.

Nullis deklaroi se rekordi i mëparshëm për Evropën kontinentale prej 48.0 C u mbajt nga qytetet greke të Athinës dhe Elefsinës më 10 korrik 1977 bazuar në burimet zyrtare të qeverisë.

Në një deklaratë për shtyp, raportuesi i WMO Randall Cerveny tha: "Ekstremet e paraqitura përpara WMO për gjykim janë "fotografi" të klimës sonë aktuale. Është e mundur, me të vërtetë e mundshme, që ekstreme më të mëdha të ndodhin në të gjithë Evropën në të ardhmen."

"Ky studim tregon tendencën alarmante për vazhdimin e rekordeve të temperaturave të larta që do të vendosen në rajone të veçanta të botës," tha Cerveny. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat