Papa Benedikti mesazh ngushëllimi familjarëve të viktimave - Bota Sot
Papa Benedikti mesazh ngushëllimi familjarëve të viktimave

Ngushëllime

Papa Benedikti mesazh ngushëllimi familjarëve të viktimave

Më: 23 maj 2012 Në ora: 15:26

Papa Benedikti XVI i ka dërguar Administratorit Apostolik të Shqipërisë së Jugut Sh.T. Imzot Hil Kabashit një telegram ngushëllimi për tragjedinë e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Himarë. “I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që t’u paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike."- thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë. Në mbyllje të letrës, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit i Shenjterise se Tij, Kardinal Tarcisio Bertone, Papa Bendikti i kërkon Zotit "bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...