ASHAK: Podrimja – zëri identitar i Kosovës - Bota Sot
ASHAK: Podrimja – zëri identitar i Kosovës

Ngushëllime

ASHAK: Podrimja – zëri identitar i Kosovës

Më: 21 korrik 2012 Në ora: 18:19

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së poetit të ndjerë, Ali Podrimja.

“Me tronditje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të poetit emblematik të letërsisë shqipe, akademikut Ali Podrimja”, thuhet në fillim të telegramit të ASHAK-ut.

Mëtutje theksohet se “vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, për të gjithë miqtë e tij të shumtë, për lexuesit që e çmuan dhe e donin, për Akademinë dhe për të gjitha institucionet e Kosovës, për kulturën dhe letërsinë shqiptare”.

Në telegramin e ASHAK-ut theksohet se vargu i tij “Kosova është gjaku im që nuk falet”, e thotë atë që nuk e tha askush tjetër por popullin dhe vendin e tij.

Poezia e poetit Podrimja “për më shumë se gjysmë shekulli ishte zëri identitar i Kosovës, zëri që artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovës , idealet dhe synimet e saj”, thuhet, pos tjerash, në telegramin e ASHAK-ut, me rastin e vdekjes së poetit Ali Podrimja, i cili njëherësh ishte edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...