Hoxhaj ngushëllon John Kerry-n - Bota Sot
Hoxhaj ngushëllon John Kerry-n

Ngushëllime

Hoxhaj ngushëllon John Kerry-n

Më: 7 prill 2013 Në ora: 12:58

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, pas sulmit vdekjeprurës në provincën Zabul të Afganistanit, ku kanë mbetur të vdekur edhe shtetas amerikanë.

Hoxhaj ka shprehur "solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e SHBA-së në këto momente të vështira".

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhembjen dhe pikëllimin me familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në telegram.

Në sulmin e së shtunës në Zabul kanë humbur jetën pesë shtetas amerikanë, në mesin e tyre tre ushtarë, një diplomate dhe një punonjës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...