Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John A. Boehner - Bota Sot
Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John A. Boehner

Ngushëllime

Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John A. Boehner

Më: 21 maj 2013 Në ora: 17:22

Pas stuhisë së madhe që ka goditur shtetin Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila mori jetët e dhjetëra qytetarëve dhe la të lënduar shumë të tjerë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, John A. Boehner.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“I nderuar Zoti John A. Boehner,

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për stuhinë e madhe dhe erërat e fuqishme që kanë goditur shtetin Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat morën jetët e dhjetëra qytetarëve dhe lanë të lënduar shumë të tjerë.

Lajmi për këtë fatkeqësi natyrore ka prekur thellë në shpirt popullin e Kosovës, i cili bashkëndien dhimbjen dhe solidarizohet me qytetarët e SHBA-së.

Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...