Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Gashi - Bota Sot
Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Gashi

Ngushëllime

Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Gashi

Më: 30 janar 2014 Në ora: 23:42

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Gashi, me rastin e vdekjes së bacës Avdi Gashi, babait të Heroit të kombit, Bedrush Gashi dhe dëshmorit Feim Gashi.

Në telegramin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet:

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e bacës Avdi Gashi, babait të dëshmorëve të kombit, luftëtarëve të dalluar të UÇK-së të rajonit të Anadrinisë, Fehim e Bedrush Gashit.

Kontributi i madh i familjes Gashi nga Drenoci i Rahovecit në themelimin dhe mbajtjen e bazave të para të UÇK-së në rajonin e Anadrinisë është një kontribut që do të çmohet gjithmonë nga qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, njofton Kryeministria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...