Manipulimet greke me mitet pellazgo-ilire! - Bota Sot
Manipulimet greke me mitet pellazgo-ilire!

Opinione

Manipulimet greke me mitet pellazgo-ilire!

Nga: Sami Arifi Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Sami Arifi

Mitologjia pellazgo-ilire, e cila kishte të bënëte me heronjtë si: Herkuli, Ganimedi, Atlasi, Prometeu, Eriktoni, Minosi, Glauku, Kaoni, Donona, Molosi, Thesproti, Kekropsi, Dedali, Tezeu e shumë të tjerë, ishte manipulim me mitet e legjendave të tyre nga grekët.

Isokrati, pseudodietari grek, manipulonte me mitet pellazgo-ilire, duke i ndryshuar ato në funksion të synimeve politike që ndjekte ai në favor të grekëve.

Kulti heroik i Herkulit paraqitet si një pjesë përbërse shumë e rëndësishme e qytetërimit grek të epokës historike përmes pseudo historianëve grekë. Duhet të përkujtojmë se rrëfenjat nuk kishin identitet grek, por që këto përfaqësojnë vetëm një orvatje të poetëve grekë të nisur për të pushtuar të kaluarën e pellazgëve.

Mirëpo prejardhja pellazge që ka të bëj me toponimin arkadian për Herkulin tregon diçka krejtësisht tjetër. Pauzani (VIII, 12, 3) tregon se si shkoi Herkuli në Mantinikë. Mantineu ishte bir i Lykaonit, birit të Pellazgut (Homeri II, 2, 607; Pauzani, 8, 8, 4). Banorët e Arkadisë tregojnë se Herkuli kishe hapur shtratin e rrjedhës së Olbit (Pauzani, VIII, 14, 2-3). Në Feneos të Arkadisë jug-lindore Herkuli do t’i ketë hapur vet katavothres (Pauzani, 8, 4), ai ishte një arkadian (pellazg) autokton.

Herkuli ishte i lindur në Tebë, pra disa tradita “arkadiane” mbi Herkulin do të jenë krijimtari lokale. Armtë e Herkulit mund të kenë qenë prej guri apo prej kocke të kafshëve, ndërsa harku i tij ishte, si duket, më shumë prej druri se sa prej guri. Prandaj në këtë mënyrë autori F. Bader  i referohet një të kaluare që arrin deri në neolitik, pra së paku një mijë vjet para se grekët të arrin në jug të gadishullit ballkanik. Prandaj, sipas pikëpamjeve të F. Baderit, Herkuli dhe zotat e tij kanë të bëjnë me një të kaluar shumë më të hershme se sa epokat e metaleve, pra shumë kohë para se grekët të arrin në Greqi.

Ganimedi ishte pasardhës i Dardanit (Tab gjenealogjike nr.7), birit të Pellazgut apo djalit të madh të Ilirit. Ganimedi i përkiste familjes mbretërore të Trojës. Ai ishte shumë i pashëm dhe si i tillë u zgjodh që t’i shtinte pijet Zeusit për të pirë.

Atlasi dhe Prometeu ishin dy vëllezër, bijtë e Japedit dhe të Oqeanidës Klimene. Në trablotë gjenealogjike nr. 25 dhe nr. 38, ku figurojnë ata heronj, të gjithë janë pellazgo-ilir, pra, me emra pellazg ose ilir. Prandaj, ata heronj kanë egzistuar para se grekët të arrinin në Greqi.

Eriktoni ishte bir i Hefestit dhe i Athinës (Apollodore, III, 14, 6 etj; PauzaniI, 2, 6). Erekteu ishte njëri nga mbretërit e parë të Athinës dhe se miti i tij ka të bëj me emrin e këtij qyteti. Ai ishte pellazg.

Asklepi ishte njëkohësisht hero dhe zot i mjekësisë, pra, kulti i tij, sipas R. Graves-it ishte parahelen. Helenët ishin një ansambël i familjeve shumë etnike.

Minosi ishte mbret i Kretës, ishte bir i Zeusit dhe i Evropës. Sipas tablos gjenealogjike nr. 3 dhe nr. 38, mund të konstatohet se ai ishte paraardhës i Glaukut, i Akakallit etj...që ishin me prejardhje pellazge dhe mbajnë emrat pellazgo-ilir.

Kaoni ishte heroi eponim i Kaonisë, bir i ilirit Priam, mbretit të Trojës. Ai quhej Pellazgji.

Dodona ishte eponim i Dodonës, bir i Zeusit dhe i Evropës. Sipas disa historianëve eponimi i saj ishte një nimfë (stolisje me bukuri), që quhej  Dodona.

Molosi, sipas D. Mustillit, iliriciteti i emrit të molosëve ishte mjaft problematik, mirëpo eponimi molos ishte nga nipi i Akilit, që gruaja e tij e fundit ishte ilirja Andromakë, ish-bashkëshorte e Hektorit të Trojës.

Thesproti ishte heroi eponim i Thesprotisë ishte njëri nga bijtë e Lykaonit, pra si rrjedhim ishte nip i Pellazgut.

Sipas historianës C. Antonetti nënvizon faktin se “në Greqinë kontinentale perëndimore vihet re qartë një konie kulturore, por ajo nuk sqaron të bëhet fjalë këtu për kulturën pellazge apo greke. Apriori, gjithçka është greke, por ky do të ishte një paragjykim, që nuk merr parasysh të vërtetën. Orakulli i Dodonës nuk është grek, nuk janë grek as disa emra homerikë, Akili, Uliksi; ç’brengë!” Akili mban emër ilir.

Manipulime dhe riadaptime të mitologjisë pellazge nga grekët e vjetër pati mjaft shumë si për Kekropsin, Dedalin, Tezeun e shumë të tjerë, megjithatë ajo mbetet pothuajse krejtësisht pellazge në bazë të të dhënave historike.

 Të dhënat që kanë lënë grekët e vjetër mjaftojnë për të na bindur se një qytetrim jo grek, por pellazgo-ilir, ka egzistuar para arritjes së grekëve në Pellgun e Mesdheut. Nga të dhënat e përmendura më parë nxjerret përfundimi se asnjëri nga personazhet nuk do të ketë qenë grek. Këto janë disa të dhëna të manipulimeve dhe riadaptimeve greke pa i prezentuar ato  të ashtquajturit të “revolucionit grek” të viteve 1821-1829, që ishte i përgjysmuar me pjesëmarrje në luftë kundër osmanëve nga arvanitasit (shqiptarët) çlirimtarët e Greqisë dhe humbësit e vetëvetes nga grekët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...