Kontriuti i Milan Shuflajt për albanologjinë dhe vrasja e tij nga terroristët serbë! - Bota Sot
Kontriuti i Milan Shuflajt për albanologjinë dhe vrasja e tij nga terroristët serbë!

Opinione

Kontriuti i Milan Shuflajt për albanologjinë dhe vrasja e tij nga terroristët serbë!

Nga: Sami ARIFI Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:05
Sami ARIFI

Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe, profesori kroat, Milan Shuflajt (Milan von Sufflay), botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se argumentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta austro-hungareze Neue Freie Presse.                                                       

Milan von Sufflay, profesori kroat botoi në gazetën austro-hungareze “Neue Freie Presse” ku tregohët se: “argunentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike“

Ndër anëtarë të autoktonisë së shqiptarëve ishte historiani Milan von Shuflaj. Sipas këtij dietari edhe sikur mos të kishim lajme historike si ato të Ptolemeut për fisin e Albanoive, vetë gjurmët e ndikimit gjuhësor të latinishtës në shqip do të mjaftonin për të caktuar vendbanimet e shqiptarëve mu në brez të Adriatikut.

Emrat e moçëm të vendeve në formën e tanishme dëshmojnë se ky popull rron paprerë në brigjet e Adtiatikut që prej asaj kohe e gjerë më sot.

Shuflaj mblodhi dokumente  për shqiptarët nga arkivat bregdetare të Dalmacisë “Codex Diplomaticus”, ai më 1920 botoi romanin historik me temën “Konstandin Balsha”. Shuflaj (Sufflay) thekson se historia shqiptare është etnokulturore me rrënjë të lashta autoktone si dhe vazhdimsi e pandërprerë me aftësi të madhe rigjeneruese dhe se ajo përfaqëson thelbin autentik të Ballkanit të lashtë.

Më 1924 u botua vepra e tij nga akademia e shkencave të Vjenës e titulluar “Qytetet dhe kalat e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, “Shqipëria e Veriut” si dhe “Serbët dhe Shqiptarët” Ai kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1931, ndërsa pas kthimit nga Shqipëria, më 18 shkurtë të vitit 1931, vritet në formën më brutale duke i prerë kokën me kosë bari nga terroristët serbë që i financonte në atë kohë qeveria e Beogradit.

Pas vrasjes së Sufflayt nga terroristet serbë, ata bastisen apartmentin e tij dhe vodhën dorshkrimin “Kodet e Shqipes”, vëllimin e tretë, që ishte një punë e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare, dorshkrime këto që su gjetën më kurrë.

Për vrasjen e Milan Shuflajt (Milan von Sufflay) reaguan mediet ndërkombëtare, si dhe personalitete të fuqishme të letërsisë, artit, shkencës etj. Në mes reagimeve do të spikaste protesta publike e shkencëtarit me renome botërore Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) dhe shkrimtarit gjerman vëlla i nobelistit Thomas Mann, Hirstrish Mann, këta denoncuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqet e para të gazetës së famshme “New York Times” më 5 maj 1931. Ajnshtajni dhe Mann iu drejtuan organizatës ndërkombëtare me qendër në Paris, ku bëjë thirrje për mbrojtjen e shkencëtarëve kroat nga regjimi diktatorial serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...