Sherri i kopilit deri te pozicioni i Bonstilit - Bota Sot
Sherri i kopilit deri te pozicioni i Bonstilit

Opinione

Sherri i kopilit deri te pozicioni i Bonstilit

Nga: Dedë Preqi Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:33
Dedë Preqi

Sherri i politikës dhe retorikës së Serbisë, i takon politikave të rrënimit dhe shkatërrimit njerëzor dhe si e tillë mbetët në vete, ku edhe historikisht hynë në krizën e vërtetë edhe të humanitetit të vet. Dhe ky rrezik mund të rritët dhe trashëgohet përmes gjeneratave të reja, duke e shkruar dhe shpjeguar historinë shqiptare në mënyrë të gabuar.

Dhe përshkak të mos seriozitetit historik të Akademisë së Historisë dhe Shkencave të Serbisë, për njohjen e thelbit dhe çështjes shqiptare, dhe pa vënjën e një sistemi që kontrollon  burimet e tilla historike, si dhe me ndihmën e forcave të kthjellëta të shpirtit njerëzor, thjeshtë edhe sot gjithçka ecën në kahe të kundërt, duke dominuar xhelozia dhe ironia në mes këtyre dy popujve.

Në thelb të kësaj çështje, Kosova bënë përpjekjet e veta që të përmbush detyrimet dhe nevojat në ndërtimin dhe konsiledimin e shtetit të vet demokratik përmes kritereve të nevojshme që duhet të hyjë në marrëdhënie me botën, poashtu edhe me vendet fqinjë të rajonit, gjë që është shumë e dukshme politika e Serbisë, që po ndikon negativisht dhe marrëzisht edhe këto ditë, sidomos në politikat e jashtme, duke ndikuar pa reshtur në mundësinë e çnjohjes së shtetit tonë nga një mori e vendëve që e kishin njohur më parë.

Në këto rrethana karshi politikës së Sërbisë, Kosova tregohet e pa aftë me politikat e veta, sikur të mos qëndrojë mbështetja e Amerikës dhe e disa aleatëve të saj evropian, gjendja mund të përmbysët në çdo çast, por në saje të tyre shteti i Kosovës sillet rreth qenjës së vet dhe mvarët mirëqenja e saj politike, apo «mjerimi», nga zgjidhja e problemëve që e rrethojnë. Dhe vetëm Amerika dhe politika amerikane do të ishte e do të mbetët alfa dhe omega e shtetit dhe të ardhmës së popullit të Kosovës.

Amerika dhe politika amerikane, e ka studiuar mirë strategjinë e saj për të vendosur dhe përqendruar Kampin ushtarak të ashtuquajtur Bondsteel, në hapësirën 360, ooo metra katror në fushat e Ferizajit në Kosovë, me çëllim për të siguruar paqën dhe sigurinë në këtë vend dhe rajon, i cili mund ti mbajë deri në 7000 ushtarë, bashkë me arsenalin dhe paisje ushtarake, me ç’rast do të ishte vendi më i rëndësishëm ushtarak i SHBA-ve, në Evropë, që do të kishte edhe një pozicion ideal edhe për vendet fqinjë të NATO-s.

Prandaj, refuzimi, apo neglizhenca e tërheqjes së taksës nga qeveria e Kosovës, për mallrat e Serbisë, nuk bie ndesh me politikën amerikane dhe as që mendohet se ndikon aqë ndjeshëm dhe qojnë deri te braktsja e Bondesteelit amerikan, që është e vendosur përgjithmonë në Kosovë, por çfarë thojnë opinionet dhe pjella politike e Serbisë, duke e ndihmuar edhe politika e disa shqiptarëfolsave, janë vetëm propaganda dhe politika ditore, që qojnë vetëm pluhur për të krijuar amulli dhe mjegull në këtë vend, dhe Serbia, nuk është hera e parë që loz rrole të tilla sherri, duke prekur pjesët më të ndieshme në kuptimin e së keqës dhe shkatërrimit të shtetit të Kosovës.

Imazhin e shtetit jo funksional dhe kuptimin e tiparit jo organik në Kosovë, nuk është mëkatare dhe shkakëtare e vetme Serbia dhe politika e saj, që ndikon dhe krijon rrethanat negative të këtij vendi, por duhet të nisëmi nga vetja, nga udhëheqja e dobët, kur në krye të Institucioneve, janë vendosur bandat e krimit dhe korrupsionit, të cilat e kanë kapur shtetin deri në thëmel dhe po rrëmojnë më se 20 vite mbi thëmelët e këtij shteti, përmes të cilave nuk kemi asnjë garanci që ky vend do të mëkëmbët, apo të merr vetën në dorë pa veprimet e prekshme, ku pushteti do e merr rrolin e vërtetë, që garanton qeverisje të drejtë dhe të pastër.

E ardhmja e shtetit të Kosovës, do na kthente edhe njëherë te argumenti dhe motivi më i thjeshtë për nevojën dhe zhvillimin e këtij vendi, si dhe domëthënjën e Kosovës shtet sovran, e mbi të gjitha përvojat e hidhura të keq-qeverisjes ti dëbojmë nga pozitat e tyre në pushtet njëherë e përgjithmonë, bashkë me njerëzit e krimit dhe klanët e tyre mafioze.

Është shpresa dhe vullneti i mirë i gjeneratës së re politike në Kosovë, që do na garantojë një udhëheqje të re, e karakterit të pastër njerëzor dhe edukimit, i cili do ta bënte të mundur veprimin e drejtë të pushtetit dhe udhëheqjes së shtetit. Përndryshe,  ky vend po shkatërrohet përditë e më shumë nga kjo udhëheqje e dobët, në krye me Hashimin dhe filozofinë e tij thaçiane me artin e tij shkatërrues të këtij vendi.

Kjo do të ishte edhe përgjegja e SHBA-ve, dhe e aleatëve të saj, që miqësia e tyre me Kosovën të ruhet si sytë e ballit dhe jo të manipulohet kundrej masazheve të tyre, apo të keqkuptohet Bill Klinton, që nuk na përfundoj të ardhmën tonë deri në fund, apo të keqkuptohet edhe Donald Trump, që nuk i kushton aqë kujdes rrethanave tona, apo vetëm të ngrisim zërin sa herë që kemi nevojë në ditët e vështira, pse jo edhe ne ditët e mira, të i thëmi, Amerikë të duam edhe pa interes!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...