Më nder më thënë, Presidenti u soll sikur hajn pulash në Komisionin Parlamentar?!

Opinione

Më nder më thënë, Presidenti u soll sikur hajn pulash në Komisionin Parlamentar?!

Nga: Hafiz Shala Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:32
Hafiz Shala

Atë që populli i Kosovës e pati rastin drejtpërdrettë ta shoh të zotin e (pas) shtepisë në Komisionin Parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq me qëndrim legal në shtetin e Kosovës, ishtë një mjerim, zhgënjim dhë një shashtrisje se kush është në krye të Kosovës.

Merreni me mend kur ky langue president sillet në atë mënyrë me deputetët e Kuvendit i cili nga paniku, lapsi dhe letra që i mbante në duar ju dridheshin dhe ju tha fyti sepse e kishin zënë pick për vendimin poshtërues të cilin e kishte marrë për veprim antihuman, antinjerëzor dhë në kundërshtim më Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhë zbatimin e i tyre në praktikë, gjithënjë  duke e marrë për bazë rrezikshmërinë e individit për deportimin e tij, në ketë rast të atyre në duar të sulltanit kriminel Erdogan apo siç thotë populli, në gojë të ujkut, sipas kërkesës së këtij të fundit për çka edhe e falënderoi të parin faqezi të Kosovës.

Deputeti Frasher Krasniqi I bëri pyetje direkte se a të ka telefonuar Erdogani që të ja dorëzosh këta shtetas prapa nga kanë ardhur?! Përgjigjja mungoi sepse ishte pyetje por edhe pergjigjjë në pyetje.

Në jetën time as nuk kam dëgjuar e as pa e as përjetuar një sjellje të këtillë që nuk i ka hije as një rrugaçi të përzërë nga familja për sjelljet e tijë rrugaçësore.

Do të turpërohësha po të jem tani në Kosovë si  shtetas i saj edhe pse turpërohëm se vij nga ai vend ku populli im të cilit i  takoj ja lejon vetes ta përfaqësojë një laper më nder më thënë president, për çka duhët që menjherë të ngritet iniciativë për shkarkimin dhë marrjen e masave disiplinore në nivel të shtetit që t'i pamundësohet ushtrimi i detyrës në të cilën erdhi më dhunë.

Kur ky hajdut e kriminel, ashtu sikur e quajtën edhe gjatë debatit anëtarët e Komisionit për bishtërimin, ikjëe nga përgjegjësia për veprën të cilën e ka bërë me mbrojtjen e anëtarëve të partisë së tij kriminelo-hajdute, ku ndër më të zëshmit ishte njëfarë Hajdar (faqja e zezë) Beqa, më hingërizmat e Ganes bareshë, dhë zagarëve të tij nga stafi, me ndër me thënë i presidencës (me qëllim me gërma të vogla) që e ndërronin qehren sa herë ja tregonin faktet dhë kërkesën për çka është ftuar që tu përgjigjet pyetjeve shumë të qarta e direkte, të jep të kuptosh se në çfarë gjendje dhe në duar të kujt ka mbetur Kosova.

Albin Kurti, duhet ta zgjerojë hapësirën e protestave me kërkesë drejtuar të gjithë popullit që të ngriten në mënyrën më masive mu ashtu sikur në vitin 1989 që definitivisht ta largojë Serbinë nga Kosova e quajtur PANA, nën dirigjim e PDK-së dhë Hashim Thaçit të cilët janë barrë më e rëndë mbi Kosovën se tankët e Millosheviqit.

Për ta larguar Serbinë me forcat e saj ushtarako policore e paramilitare, na u desh ndihma e NATO-s, për këta maskarënj, nuk na duhet ndihmë nga jashtë por vetëdijesimi për gjendjen më të rrezikshme gjatë gjithë historisë së Kosovës.

Zgërdhirja e presidentit si njeri abnormal, ndërrimi i qehres së tij bajate, ishin dëshmia më mirë së ky njeri është fajtor i padiskutueshëm e i pakontestueshëm për deportimin e shtetasve turk.

Hingërizja e tij artificiale, ishte e padurueshme për neve që e shikonim dhe mund ta marrë me mend për të pranishmit.

Në kontestin e përfaqësimit të Kosovës nga ky hajdut, rrenc e dallavergji, mundeni më e marrë me mend së si do të sillet në takimet rreth çështjeve së  Kosovës më homologun e tij serb dhë me përfaqësuesit evropianë dhë burrave të shtetevë në bisedat ndërkombëtare.

Edhe njëherë, të ngritet mocioni i mosbesimit ndaj presidentit në Parlament anipse zagarët e tij partiak e kabineti më siguri së do të kundërshtojnë por kjo duhët të jetë pikënisje për të ju drejtue të gjithë Ambasadorëve të shteteve mike me kërkesë që ta injorojnë sepse ky njeri nuk e përfaqëson popullin respektivisht është shumë i rrezikshëm për të për Republikën dhe rajonin.

Ky, këtë kualifikim e vërtetoi deri tani disa herë prandaj ne si popull duhet të jau zgidhim duart ambasadave  që ta injorojnë dhë ta refuzojnë për bashkpunim deri të marrja e pasapotit diplomatik që mos të del jashtë vëndit.

Kosova është në rrezik sa edhe rajoni i Ballkanit rreth interferimit rus si ide dhë shpresë të cilën mundë ta arrijë vëtëm përmes kuislingve të tipit të këtij soji sorollati, nese ky njeri e përfaqëson sepse ky nuk është përfaqësues por rrënues, mashtrues dhë tradhtues e interesave të saj.

Bashkohuni në protesta të gjithë së bashku sepse nese ju nuk i  largoni, ky dhe klasa hajduto-kriminale siç u vërtetuat edhe sot, nuk i respektojnë organet shtetërore demokratike për çka nuk duhet edhe të humbet kohë sepse këta maskarënj nuk ju binden atyre. Reagimi i Ambasadorit amerikan në Kosovë në favor të protestave kuptohet paqësore, definitivisht është një sinjal i mirë që i tërë populli të bashkohet dhe të çlirohët nga ky bagazh mbi supet e Kosovës dhë popullit të saj.

Fati është në duart e juaja o populli.

Nese tani nuk ngriteni, kur dhe për çka do të ngriteni. Në favor të kësaj do ta përdori një anektodë të një malazezi:

Në kohërat më të vjetra, vjehrri e merrte renë (nusen) me çue te prindërit e saj (në gjini). Në atë kohë ka pasë grupe e komita që kanë plaçkitur udhëtarët dhë një ditë kjo i ngjan atij malazezi të gjorë. Edhe ata, si shqiptarët kanë bartur armë në brez dhë një ditë gjatë rrugëtimit te prindërit e saj me kali, komita ja ndërpret rrugën e plaçkisin, ja qjerzojnë renë dhe e rrahin edhe ate. Dhe kur e kryen u larguan, ndërsa nusja i drejtohet vjehrrit: po mirë bre a e pate kuburën me veti? Po, tha, po pse nuk qite në ta. E, nuse, jamë duke ruajtur për fytyrë. Nusja ju drejtua, po fytyra të shkojë me ditën e sotit për kur po e ruan atë armë.

Ju të tjerët të cilët nuk do t'i bashkoheni protestave rreth të këqijave që po jau nxinë jetën dhë ardhmërinë, kur do të ngriti.

Turpi brina nuk ka, eshtë pjesë e jetës varet si do ta marrësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat