A e pat krye...? - Bota Sot
A e pat krye...?

Opinione

A e pat krye...?

Nga: Bekim Rexhepi Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:17
Bekim Rexhepi

Flora Brovina, kur i hyni kësaj pune me fotografinë, nuk di a ka pas krye, po përsheshin e ka hangar krejt.

Dita e djeshme, e sotmja dhe e nesërmja mbase do ta kanë mbi supe një shtihan serb, që kur t’ia njehim njënganjë krimet e përdhunimet që i kanë bë në Kosovë, do të na zgërdhihet dhe mbase do të na e thotë; - “po ku e gjetët këtë, serish në Irak, apo”?. E pasnesërmja do të na e bëjë me të qetë shtihanin, ai do të ndjehet tmerrësisht më rehat me te bamët e tina, pas asaj dite kur Flora Brovina, ja dha “hakun” që e donte e, se priste dot shtihani serbe ti vije kështu me kaq dhuratë. Kur të falë viktima, mos zot ma keq.

Një mesele e i plaku që mbase do ti hije në hak se nuk do ia përmend emrin, por që meseleja e tij i ra pikë në krye kësaj ngjarjes së djeshme të Flora Brovinës, - Ish katër vëllazëri, fort merak në gjueti, kur është një e gjuan n’gjueti, dy a tre rrinë n’shpi. Po kur shkon me gjuajte njëri prej tyre, e heton arushën tek hynë n’ shpellë. Menjëherë shkon e kthehet n’ shpi, e u thotë vëllazërive tjerë se e kam pa arushën në shpellë, hajde ta nxjerrim bashkë, merrni konopët, e thonë hajde nisemi, kur shkojnë në shpellë, ai qe e kish pa arushën u thotë vëllazërive;

- Tash lidhnim edhe më lëshoni poshtë, por kur ta lëviz konopin, zëne se e kam kap arushën, e ngitnim lartë.

Kur e ka lëviz konopin u dal pa krye, ja kish hangar arusha kryet. Vëllazëria që e ngritën lartë kur e pan pa krye u çuditën dhe njëri prej tyre qe e mbante trupin pa krye t’vëllait pyeti;

- me të vet vëllezër, a pat krye ky vëllai kur hyni poshtë n’ shpellë? U stepen e njëri u përgjigj;

- nuk jam i sigurt, nuk e di.

Një tjetër vëlla prej tyre u thotë; - shkojnë n’shpi e ta vesim nënën.

Kur shkuan e po e vesin nënën,

- Nënë a ka pas krye, vëllai kur dolëm prej shpie. Nëna i përgjigjet shkurt pa e ditë se për çfarë po e vesin, u tha;

- nuk e di, po ia kam dhënë një sahan përshesh, e qe besa e ka hangar krejt, nuk di a ka pas krye...

Edhe Flora Brovina, kur i hyni kësaj pune me fotografinë, nuk di a ka pas krye, po përsheshin e ka hangar krejt.

Do të duket enigmatike qëllimi i Brovinës, me foton që e kishte marrë apo u ishte seruar nga “X”- i, për ta shpalosur ne publikë, e sidomos në tempullin e kuvendit të Kosovës, qe mbase nuk i ikën fokusit të mediave. Fotoja kishte dy teh të mprehtë, por që në fakt nuk i dihej dorës, një dorë e pa vendosur dhe se kah do pres më thellë.

Le ta themi se deshi të hakmerrej në këtë formë, pa e ditur mirë të vërtetë e fotos dhe pa e ditur se sa thellë do të presë tehu i saj. Pyetjeve të shumta të këti skandali shtetëror nuk do t ia vejmë edhe për do kohë lakun në kokë, derisa vetë Brovina të mos na e thotë të vërtetën e saj. Kontradiktat e një veprimi po fshehin të vërtetën absolute të qëllimit. Por nuk do ta dimë si në mesele se, a pat krye Brovina?, kur u lëshua në terrin e shpellës me i fotografi, por të gjithë e dimë qe e ka hangar përsheshin, sepse duket i është shijuar mjaftë.

Ndërsa krejt lidhur më këtë, nuk thuhet kot se; varfëria, çka nuk shet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...