Dekada e re me njerëz të vjetër të dështuar, parashutist të korruptuar - Bota Sot
Dekada e re me njerëz të vjetër të dështuar, parashutist të korruptuar

Opinione

Dekada e re me njerëz të vjetër të dështuar, parashutist të korruptuar

Nga: Hysni Gashi Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:18
Hysni Gashi

Ndonëse zgjedhjet e brendshme ne PDK janë në finalizimin e saj me projektin “Dekada e Re” me njerëz dhe energji të reja, si duket ata vetëm e kanë përdorur si slogan të dështuar, sepse një gjë e tillë nuk po ndodhë. Ne fakt dekada e re siç shihet ne zgjedhjet e saj është vetëm vazhdimësi e njerëzve të vjetër të dështuar parashutist të korruptuar.

Me ç’rast zgjedhja e të parit të PDK-së ne Drenas është argumenti me i fuqishëm për ta pare qytetari ne Drenas se Dekada e Re është Dekadë me njerëz të dështuar, parashutist të korruptuar të sjellë nga Prishtina për interesa klaniste të pronto-aferave, të zgjedhur dhunshëm me imponime, shantazhe dhe kërcënime ne Drenas.

Por kësisoj dekada e re nuk veproj vetëm ne Drenas por edhe ne Komuna të tjera si në Malisheve, Klinë etj ku dekada zgjidhi njerëz që e kishin humb komunën dhe disa palë zgjedhje nga keqqeverisja e tyre. Prandaj Dekada e Re është duke zgjedhur njerëzit e vjetër të korruptuar parashutist të dështuar.

Prandaj Opozita ne Drenas duhet reflektoj sa me pare pas situatës se krijuar dhe të filloj që tash bashke me qytetaret ,organizatat e shoqërisë civile, mediat strukturën e pakënaqur të PDK-së të përgatisë një kandidat konsensual për kryetar Komune dhe t’ja tregojnë vendin parashutisteve dështak te  korruptuar që nuk e kanë vendin ne Drenas dhe për të udhëheq me Drenasi.

Pra, Drenasi është në Rrezik të madh dhe pran falimentimit, sepse protagonistet që dështuan Posten, Hekurudhat, Trepçën e institucione tjera publike janë kthyer për të shitur e degraduar edhe Drenasin.

Kujdes! Bashkë mund ta mundim të keqen në Drenas, dhe këtë thirrje ja dërgoj secilit anëtar të opozitës dhe qytetareve të Drenasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...