Imagjino rruga e Dëshmorit Sadri Guraziut, një pjesë e saj me vite në mëshirën e askujt?! - Bota Sot
Imagjino rruga e Dëshmorit Sadri Guraziut, një pjesë e saj me vite në mëshirën e askujt?!

Opinione

Imagjino rruga e Dëshmorit Sadri Guraziut, një pjesë e saj me vite në mëshirën e askujt?!

Nga: Fatmir Guraziu Më: 8 korrik 2019 Në ora: 07:22
Fatmir Guraziu

Arsyeja është se fshati Bllacë, komuna e Therandës, njëndër fshatrat më të mëdhenjë më të arsimuar në këtë komunë, nuk ka përfaqësues sa u perket aseteve rrugore në komunën e Therandës. Bllaca tani ka një kryetar personal në emër të AAK-së-së që ka shtruar rrugët e veta, jo edhe të lagjeve tjera siç është kjo e lagjes Sadri Guraziu, që bëhet fjalë për 170 metra, derisa edhe komuna e Therandës nuk është e interesuar me intervenu.

Çka është dashur të bëjë dëshmori i kombit më shumë se dëshmorë në lulën e rinisë...

Se sa është e nevojshme të shtrohet kjo rrugë, tregon edhe fakti vet, që bëhet fjalë vetëm për 170 metra, ku më së shumti këdo ditë ka pësuar mu nëna e dëshmorit të kombit,Sadri Guraziu,dyhere e ka thye këmbën dhe dorën.

Kush ishte Sadri Guraziu...

I lindur në fshatin Bllacë nga e ëma Sevdie dhe i ati Hasan Guraziu. Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai pse edhe 17 vjeçar rroku armën dhe ju bashkangjitë Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova, përkatësisht Kompanisë Bislim Zekolli në Bllacë. Dhe në ditën e 16 prillit të vitit 1999 deri sa po vezhgonin së bashku me Zaim Pirkun, një predhë e armikut erdhi nga fshati Temeqinë ku ishin të vendosur forcat kriminale të Millosheviqit dhe kriminelëve të tjerë në fshati Javor e goditën dëshmorin e kombit Sadri Guraziun, i cili të vetmin ideal e kishte çlirmin dhe lirinë e Kosovës.

1998 shënon kulmin e fillimit të një reformimi në vetëdijen kombëtare, duke pas qasje më të drejt ndaj vlerësimit të kohës dhe veprimeve të mëtutjeshme.

Nis historinë e re për shqiptarët. Dhuna dhe terroi serb kish akumulluar një urrejtje shpërthyese tek shqiptarët. Dhe kështu nis kapitulli i ri edhe për luftën e djelmoshave bllacianë të UÇK-së dhe 8 dëshmorëve të saj.

Duke shërbyer këtij shkrimi, ja edhe emrat e atyre që ranë në altarin e lirisë të këtij fshati; Imer Krasniqi (1957-1998), nga Carralluka e Malishevës, Bislim Zekolli(1953-1998), Mehmet Lumi(1969-1999), SHaban Iballi (1971-1999), Sahit Tixha, nga Arbana e Prizrenit, nip Bllace, (1974-1999), Sadri Guraziu (1980-1999). Kadri Qollaku (1981-1999), Salih Kermeni (1983-1999).

Për çdo vit, këta dëshmorë përkujtohen më 7 qershor, në lagjen Sukaj, ku prehen edhe emrat e tyre në Lapidarin e Lirisë...Pra, u desh edhe gjaku i këtyre njomëzakëve për të ardhur Liria e Kosovës....

Sadri Guraziu - i vrarë më 16 Prill 1999

Sadri (Hasan) Guraziu në moshë shumë të re, kishte arritur të bindej se vetëm lufta do ta largonte Serbinë prej Kosove. Dhe mendonte se kjo do të ishte lufta e fundit me armë e Shqiptarëve. Shpresonte se pas kësaj lufte do të bëhej realitet liria e ëndërruar brez pas brezi prej shqiptarëve, do të udhëhiqej Kosova prej Shqiptarëve. Shpresonte se pas kësaj lufte shqiptarët nuk do të mashtroheshin më...Djaloshi i ri më ëndrra të shumta, u trishtua shumë në mbrëmjen e 31 marsit 1999 për vrasjen e Shaban Iballit.

E kishte shok fëmijërie, shok loje në futboll e kudo. Kishin lënë lojën e kishin rrokë pushkën... Dhe ja, dy javë më vonë, pikërisht me 16 prill 1999, pasi kreu shërbimin bashkë me Zaim Pirkun, në orën 19 të mbrëmjes, e goditi një predhë që erdhi nga fshati i Temeqinës dhe e la të vdekur. U këputën në mes ëndërrat e këtij djaloshi. Iu desh lirisë që të vinte edhe gjaku i dëshmorit Sadri Guraziu. Dhe ndali jetën e tij në lulen më të njomë rinore, por e ama e tij pasi morri lajmin se Sadriu ra dëshmorë i kombit, që ky lajmë Nënës Sevdije ju kumtua në Kukës, ku ishte ajo aty me shumë qytetarë kosovar, por lëshoi një zë si Nëna e madhe ,Ajshe,dhe tha;'' I kamë edhe edhe 5 djem atje ne luftë,por si edhe ata të kishin ra dbshmorë në këtë luftë,unë do të isha krenare edhe më shumë,se nuk ka qenë rasti i luftes kush po pshtonë e kush po vritet,por a po fitojmë dhe a po qlirohemi njëherë e përgjithmonë'',kështu ishte shprehur nëna e dëshmorit Sadri Guraziu, Sevdije Guraziu.

Arsyeja është se fshati Bllacë, komuna e THerandës,njëndër fshatrat më të mëdhenjë më të arsimuar në këtë komunë,nuk ka përfaqësues sa u perket aseteve rrugore në komunën e THerandës. Bllaca tani ka një kryetar personal në emër të AAK-së-së që ka shtruar rrugët e veta ,jo edhe të lagjeve tjera siç është kjo e lagjes Sadri Guraziu, që bëhet fjalë për 170 metra,derisa edhe komuna e THerandës nuk është e interesuar me intervenu.

Se sa është e nevojshme të shtrohet kjo rrugë,tregon edhe fakti vet,që bëhet fjalë vetëm për 170 metra, ku më së shumti këdo ditë ka pësuar mu nëna e dëshmorit të kombit,Sadri Guraziu,dyhere e ka thye këmbën dhe dorën.

Fatmir Guraziu (Komandant Fati, luftetar i UÇK-së dhe UÇPMB-së)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...