Drejtësia nën ombrellen e krimit

Opinione

Drejtësia nën ombrellen e krimit

Nga: Nuran Xhumshiti Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:26
Nuran Xhumshiti

Kapja e sistemit të drejtësisë nuk është aq sipërfaqësore se si mendohet në opinionin publik, por i ka rrënjët aq thellë sa që çdo pore e funksionimit të drejtësisë është e kapur nga pushtetet e pas shpalljës së pavarësisë së Kosovës dhe strukturat kriminale të nëntokës. Kjo lidhje kriminale në mes institucioneve të pavarura ka zgjatur jetëgjatësinë e pushtetarëve milioner të pasluftës, por njëkohësisht ka forcuar kolltukët e gjyqtarëve e prokurorëve të inkriminuar në heshtjen e veprave kriminale të politikanëve supremen. KGJK-ja dhe KPK-ja si dy institucione të “pavarura” të sistemit të drejtësisë janë të kapura aq thellë nga politika sa që çdo lëvizje me e voglën në instanca më të ulëta të drejtësisë dirigjohet nën urdhrat politik të këtyre dy institucioneve dhe falë kësaj lidhje kriminale janë amnistuar njerëzit e sojit Zharku. Prandaj, jetëgjatësia e politikanëve karrierist, të korruptuar e të zhytur në afera kriminale është falë kapjes së thellë të sistemit të drejtësisë. Amnesitimi i përkohshëm nga drejtësia përkthehet në liri të përkohshëm të politikanëve të korruptuar , e cila liri dita ditës po e humb terrenin, jo përshkak vullnetit politik, por shkaku i presioneve te brendshme e të jashtme duke jetësuar pjesërisht obligimet ndërkombëtare të firmosura nga institucionet kyçe të Republikës së Kosovës.

Bashkëjetesa e politikës me drejtësinë e instrumetalizuar në oazën e krimit e korrupsionit ka ngulfatur jetën ekonomike, politike e sociale. Gjykoj se kemi ardhur në një pikë ku edhe raportet ndërkombëtarë e paraqesin Kosovën në rrezik potencial për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës. Pikërisht nga ky mjerim socio-ekonomik , i cili ka ardh si shkak i drejtësisë së instrumetalizuar, qytetarët e Kosovës kanë humbur shpresën dhe besimin në institucionet publike e posaçërisht në elitat politike që kanë udhëhequr që nga pas lufta. Duhet të çlirohet drejtësia nga politika dhe më këtë çlirim të domosdoshëm , dhe ndryshimet substanciale në sistemin drejtësisë të cilat duhet të jenë në harmoni me nevojat dhe kërkesat qytetare, ngadalë mund të kthehet besimi i humbur qytetar. Parakushtet për ndryshime të tilla substanciale duhet t’ju prijë vullneti politik, guximi, dija, por edhe presioni nderkombëtar, i cili është i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat