"Loja" më varrezat masive

Opinione

"Loja" më varrezat masive

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 27 korrik 2019 Në ora: 18:44
Foto ilustruese

Kaluan 20 vite që kishe u çliruam nga Serbia, por Serbin hala e kemi këmbëkryq në Kosovë, së bashku me Car Llazarin e tyre midis Mitrovicës.

Sikur do te kishim pushtetar me të mençur së sa që i kemi te padijshëm, të kapur dhe të shantazhuar nga Serbia, kjo assesi nuk do të kishte ndodhë.

Serbia gjatë luftës na vrau, na preu bile edhe fëmijët në djep, na e bëri tingëllimë dhe tokë të djegur krejt Kosovën, kurse këta tanët kërkojnë pakurrfarë kushte së duan pajtim më Serbin pa i vu asaj bile as një kusht, bile as kërkim falje. Sedija këtë kurrë nuk e banë sepse sipas sajë është duke u përpjekë, që ndërsye pushtetarëve tanë, e gjithkund në botë te tregoj se Serbia nuk ka bërë asgjë në Kosovë, por shqiptaret po trillojnë.

Këta tanët nuk reagojnë haptas, as ne Kosovë, e as ne Bruksel aty ku edhe duhej të ia thejë hundët Serbisë. Kush ta bëjë, s'ka kush ta bëjë sepse atje kanë shkuar njerëz të shantazhuar, të kapur dhe të zënë rob nga Serbia. Medet për ne, medet për Kosovën, je bërë më te vajtuar i madh e i vogël. Ta hupën krenarinë, ta hupën dinjitetin.

Por, për çka do te duhej të kushtëzohet Serbia në dialog, pos shumë fakteve dhe argumenteve tjera është edhe çështja e të pa gjeturve. A, më e rëndësishme është çështja e te pagjeturve qe te kushtëzohet Serbia, apo taksa përshurret, me te cilën Serbia po e kushtëzon Kosovën gati qe një vit. Në Kosovë janë bërë krime e masakra makabre nga Serbia. Na këto krime i vajtojmë vetëm kur i kemi përvjetorët, kurse që 20 vite jemi duke i lejuar që të vajtojnë nanat, vellazërit, motrat tona për te dashurit e tyre qe hupën pa nam e nishan, siç thuhet.

Por, ata janë dikund, janë atje diku ne Serbi nëpër varreza masive, nëpër liqene, nëpër prroje, nëpër lumenj, sepse Serbia gjatë luftës t këta të humbur i ka zhvarrosë në Kosovë për te ua hupë fijën dikund në Serbi. Dhe Serbia e dinë fare mirë së ku janë varros këta mbi 1800 persona te pagjetur, i dinë i ka skicat, mapat.

Pasiqë kjo dihet, pse nuk kushtëzohet Serbia për gjetjen e tyre, por i lënë këta tanët te qesin fall, se a mos janë këtu, apo atje, rremijë, rremijë badihava.

Kurse motrat, nënat, vëllezërit tonë vazhdojnë edhe pas 20 vjetësh të vazhdojnë të qajnë për shpresën qe bile ti gjejnë eshtrat e tyre për ti rivarros në atdhe, aty ku do te qonin lule dhe ti qajnë njerëzishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat