Kushtet e krijuara për hapa gjigant për të ardhmen krejt ndryshe nga sot

Opinione

Kushtet e krijuara për hapa gjigant për të ardhmen krejt ndryshe nga sot

Nga: Haki Abazi Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:16
Haki Abazi

1. Lëvizja VV e kaloi goditjen duke dalë edhe më e fortë dhe më e përgatitur dhe plotësisht e gatshme të marrë përgjegjësi qeverisëse dhe për të sjellë energjinë e re, për të bërë reformën e thellë dhe të domosdoshme sidomos në drejtësi por jo vetëm...

2. LDK dhe arkitektura e saj partiake edhe pse me luhatje dhe me përplasje nga brenda dhe jashtë, ka ruajtur kontinuitetin dhe traditën e të qenurit parti që mund të tejkalojë pengesat. Ruajtja e unitetit dhe respektimi i elektoratit, e obligon LDK që të mos përsërisë asnjë gabim nga e kaluara dhe të bashkë krijojë krahun e çkapjes së shtetit, vendosjen e shtetit ligjor, të krijojë kushte për zbardhjen e vrasjes së patriotëve dhe të hap horizontet për gjeneratat e reja. Kjo bëhet me determinimin për koalicionin e madh qeverisës me LVV, diasporën dhe shoqërinë civile.

3. 20 Vite ekspozim i qartë i partive dhe individëve të cilët e kanë sjellë Kosovën në gjendjen e izolimit, ndërprerjes së integrimeve euroatlantike, mungesës së vendeve të punës, punësimit masiv të familjarëve, nivelit të turpshëm të korrupsionit, mungesës së turpit në keqpërdorimin e pozitave zyrtare, përfitimet milionëshe të individëve nga kontrolli i sektorëve publik, largimit të rinjve, shitjen/ faljen e aseteve publike, arsimimit të dobët, shëndetësisë së degraduar e politizuar, mungesës së investitorëve, deficitit tregtar...

4. Vetëdijesimi dhe evolucioni i mendimit politikë i qytetarëve. Askush nuk e shpëton vendin tonë, është detyrë e jona që ta çlirojmë vendin nga ata që e kanë kapur dhe që duan të bëjnë pazare me të. Kjo është konkluza e secilës bisedë sot, mes miqsh, në dasmë, në të pame, ahengje, rrugëve, intervista, në vende pune, mes pensionistesh, edhe në familje.

5. Është pritje e të gjithëve miqve nga bota demokratike që në shtetin e krijuar të sillemi si zot shpie dhe jo si hajna të shtëpisë tonë.

6. Rinia e shkëlqyeshme që ka zgjedhur të jetojë në Kosovë dhe grupmoshat që kanë përjetuar kaq shumë për të arritur këtu ku jemi sot e meritojnë që të ju jepet shansi për të qenë të lirë, me liri të lëvizjes pa viza dhe me mundësi të barabarta së paku me qytetarët e rajonit por edhe të Evropës.

7. Është e qarte qe me këta qw janë sot ne pushtet liberalizimi i vizave nuk ka me ndodhw kurrë.

8. Është koha që nëpërmjet zgjedhjeve demokratike të krijojmë parlament me njerëz të ditur, me integritet profesional e njerëzor, me individ që kanë qartësi për vizionin e tyre për të ardhmen, që respektojnë njeriun, natyrën dhe e duan vendin shumë herë më shumë se xhepin e tyre. Na duhen patriot që nuk i fyejnë gratë nga foltorja e parlamentit, që nuk keqpërdorin veteranët dhe nuk e bastardojnë luftën e heronjtë për interesat e tyre personale e klanore.

9. Zgjedhjet janë referendumi kundër ndarjes së Kosovës, janë forma më mirë për të dërguar në shtëpi e në përgjegjësi ata që kanë luajtur me fatin e vendit dhe kanë shkelur kushtetutën e Kosovës.

10. Bashkimi për të mirën bën fuqinë për të ndryshuar dhe për të larguar të keqen dhe rrezikun që është bërë pjesë e sistemit. Ky bashkim është më i  mundur dhe më i duhur se kurrë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat