Kush janë uzurpatoret e mbi 24 mijë hektarëve tokë të ish sektorit shoqëror në Kosovë?

Opinione

Kush janë uzurpatoret e mbi 24 mijë hektarëve tokë të ish sektorit shoqëror në Kosovë?

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 25 shtator 2019 Në ora: 11:15
Ky objekt i qumështoret në Fushë Kosovë i demoluar si të gjitha objektet tjera të industrisë ushqimore - shumë prej tyre të fshira nga sipërfaqja e tokës a ne e kënd Kosovës

Situata alarmuese gjatë njëzet vjetëve të fundit në agrokompleksin kosovar, hartimi dhe miratimi i platformës dhe strategjisë së përbashkët të cilat asnjë prej strukturave udhëheqëse dhe organet që njëzet vite - për fat të keq që i zgjodhi populli, nuk janë kacafytur me asnjë çështje, e kjo është një ndër çështjet më jetike e cila duhet t’i mobilizoi forcat progresive në Kosovë për tejkalimin e shumë çështjeve të grumbulluara, të cilat dukshëm kanë rëndua mbi kurrizin e qytetareve në Kosovë, e sidomos të shtresave të varfra, të cilat për kah numri janë shumë, por për fat të keq për hallet e tyre të mëdha askush prej tyre nuk po qajnë kokën, sepse një herë po punojnë për xhepat e tyre. Dorën në zemër në disa vitet e pas luftës shumica e artikujve të konsumit të gjerë u sigurua nga shoqatat humanitar, donatorët e huaj dhe importi. Më vonë me plotë të drejt nga prodhuesit bujqësor në të gjitha anët e Kosovës dëgjohen kritika dhe kërkesa të shumta, të cilat dorën në zemër janë të arsyeshme, sepse shumica e artikujve bujqësor deri sot shumica po sigurohen nga importi edhe përkundër faktit së prodhimet e bujqve tanë janë të cilësisë edhe më të mire, por për fat të keq edhe pse nëpërmjet mjeteve të informimit dhe tubimeve nëpër fshatra, komuna dhe forumet tjera më të larta në nivel të Kosovës çdo gjë ka ngelur vetëm kërkesë e shkruar nëpër gazeta dhe asgjë tjetër?!...

Kur është fjala për sigurimin e artikujve ushqimor nga shtetet fqinj, e sidomos Serbia, shoqatat humanitare dhe donatoret e huaj ato në muajin e fundit dukshëm janë reduktuar, kurse importi në krahasim me vitet e kaluara për momentin janë shumë të shtrenjta dhe jo të sigurta. Nisur nga këto, çdo qytetar në Kosovë, e sidomos ata që jetojnë nëpër fshatra ka ardhur koha që më në fund t’i përvjelin mëngët dhe të fillojnë në arat, livadhet, kopshte, pemishtet, vreshtat e tyre të punohet toka, me kushte që nga arat tona të sigurohet kafshorja e bukës dhe kushtet tjera të jetës, sepse ndihmat e huaj nuk janë me jetë gjatë, e kjo këto ditë u bë realitet. Andej, më në fund parashtrohet pyetja çka duhet bërë për kthimin e qytetareve tonë në drejtim punimit të tokës

Shkatërrime dhe rrënimin e çdo të mire që e kemi pas dikur të sistemit të “Agrokosovës” sot nuk e kemi në Kosovë?!

Çka është e dhe me e keqe mu ata që këto ditë i filluan tubimet para zgjedhore, ku si gjithmonë po premtojnë shumë në rimëkëmbjen e bujqësisë dhe transformimin e fshatit, rimëkëmbjen e kapaciteteve të industrisë ushqimore, ku shumica prej tyre janë mu ata që në qytete dhe fshatrat e Kosovës të cilët na futëm në një krizë të thellë ekonomike, në kolaps të plotë, për çka nevojiten investime të mëdha, të cilat për momentin këto strukturat udhëheqëse dhe organet më të larta në të gjitha nivelet të Kosovës dhe komuna nuk kanë kaçik t’i sigurojnë, kurse investimet dhe investitorët e huaj është bukur vështirë të investojnë në Kosovë për shkak të pasigurisë dhe manovrave që po u prijnë disa forca të rrezikshme për Kosovën nga jashtë ose brenda...

Të gjithë gjithë neve mirë na kujtohet vitet e shtatëdhjetat kur në Kosovë u themelua Kombinatit i “Agrokosovës” dhe Lidhja e Kooperativave me qëllim të zhvillimit dhe përparimi i prodhimtarisë bujqësore dhe të industrisë përpunuese, punët shkencore, kërkimore, aplikimi i të arriturave bashkëkohore të teknologjisë në praktikë, përparimin e prodhimtarisë bujqësore dhe të industrisë përpunuese, bashkëkohore, teknologjisë në praktikë, përparimin e shitblerjes në tregun e jashtëm e të tjera në të dy sektorët. Sukseset në këto lëmine ishin inkurajuese, jo vetëm për qytetaret e Kosovës, por edhe shumë shtete në Evropë dhe deri në Amerikën e largët.

Ku ishim? - Ku erdhëm ?.. Ku po shkojmë? ...

Atë kohë në Kosovë në 24. l61 hektarë tokë pjellore, sa kishte në sektorin shoqëror, 4.618 hektarë ishin vreshta, l. l50 hektarë pemishte, ferma të lopëve me një kapacitet prej 3.500 krerëve, ferma të dhenve prej 6. 5oo krerë, ferma për majmërinë e derrave prej 25.000 krerë në vit, ferma të pulave vojse me një kapacitet prej 400.000 krerëve në vit, të bibave 300.000 dhe fermave për majmërinë e vjetëve me një kapacitet prej 6.000, fabrika për përpunimin e verës me një kapacitet prej 20.000 tonelatash, fabrika e ushqimit të kafshëve 90.000 tonelatash, industria e birrës 300.000 hektolitrash, industria e vajit dhe yndyrave 14.000 tonelata, industria e mishit 6.500 tonelata, industria e produkteve ekzotike 3.000 tonelata, industria për përpunimin e pemëve dhe perimeve 14.000 tonelata, industria e qumështit me një kapacitet prej ll5. 000 litrash në ditë, industria e verës me një kapacitet prej 90.200 tonelata dhe industria e pijeve joalkoolike prej 30.000.000 njësive në vit, kurse sot, këto prodhime i importojmë nga jashtë?!

Ku ishim?... Ku erdhëm?... po shkojmë?...

Në kuadër të ish agrokompleksit të Kosovës atë botë janë përfshi edhe kapacitete vjetore për përpunimin e grurit prej 140.000 tonë grurë, kapacitetet e industrisë së bukës prej 79.105 tonelata, fabrika e makaronave 2.960, fabrikës së ëmbëlsirave 1.300 tonë, kurse hapësira për deponimin e prodhimeve të industrisë ushqimore në Kosovë përfshinte një sipërfaqe prej 162.000 tonelatash. Në Kosovë atë botë ishte edhe sektori shoqëror i industrisë për fermentimin e duhanit më një kapacitet prej 7.280 tonelatash në vit, dhe i cigareve me një kapacitet prej 2.000 tonelatave në vit, kurse sot çdo gjë është në kolaps të plotë?!

Të gjitha këto të mira që ne qytet dhe fshatrat e Kosovës i kishim dikur, për fat të keq sot nuk i kemi?! Për të gjitha këto lëshime fajtoret kryesor janë strukturat udhëheqëse dhe organet, duke filluar që nga parlamenti i Kosovës deri të ato komunale, partitë politike, të cilët shumë premtojnë a shumë pakë realizojnë në jetë dhe vepër.

Pse?

Kësaj pyetje le t’i përgjigjen ata që vodhën çdo gjë mbi sipërfaqen e tokës të Kosovës. Ata të cilat i kanë zënë pozitat udhëheqëse në shumë mjediset dhe nivelet për të cilat nuk kanë kualifikim as dije të duhur shkollor, dije dhe mundësi me punua diç të mirë që shkon në interes të Kosovës dhe qytetareve të saj në një anë, kurse në anën tjetër ata që po ua mundësojnë t’i mbajnë këto pozita të cilat çdo kund në Kosovë kanë mbjell vetëm varfëri, shkatërrime dhe rrënimin e çdo të mire që e kemi pas dikur a sot nuk e kemi në Kosovë e mbajnë përgjegjësin të cilët një ditë shumë afër duhet të përgjigjen para të popullit që u dhanë apo do tu japin votën.

Kush janë fajtoret për shkatërrimin dhe demolimin e kapaciteteve të industrisë përpunuese ushqimore në Kosovës?!

Prej kapaciteteve të industrisë ushqimore, e sidomos pasa luftës së fundit goditjet më të rënda i pësuan objekti më modern si qumështorja në Fushë Kosovë me një kapacitet prej njëqindmijë litra qumësht e cila ishte në gjendje të rregullt dhe gjashtëdhjetë punkte për grumbullimin e tij në anë të ndryshme të Kosovës, fermat e bojlerëve në afërsi të vendit të quajtur “Kroin i mbretit” me një kapacitet prej 2.350.000 bojlerëve në vit. Të gjitha këto objekte të tipit më modern janë fshi nga sipërfaqja e dheut ose janë demolua, kurse nëpër kapacitetet tjera të demoluar lodrojnë mit, zogj, e shkaktaret kryesor për shkatërrimin e këtyre objekteve më rëndësi të madhe ekonomike janë të gjithë ata që ishin në krye të pushtetit që nga lartë deri në kuvendet komunale e mjedise të tjera në njëzet vitet e fundit. Gjithashtu katër ferma të lopëve qumështore me një kapacitet prej 2.550 krerë lopësh të racës më produktive, fermës për majmurin e derrave me një kapacitet prej 25.000 krerëve, dy fermave të pulave në “Erenikut” të Gjakovës dhe Lypjan janë goditur dukshëm. Në Gjakovë, Rahovec, Krushë, Prizren, Therandë dhe komuna të tjera në Kosovë sa qel e mishël sytë janë zhdukur me qindra hektarë të pemishteve të tipave më bashkëkohore dhe vreshta nga të cila organizatat bujqësore të ish sektorit shoqëror atë botë kanë pas fitime të mëdha materiale në nxjerrjen e lëngjeve, pijeve alkoolike, verës së cilësisë së lartë, të cilat me sukses është plasuar në tregjet ish Jugosllavisë, Evropës e deri në Amerikën e largët, e sot çdo gjë në mëshirën e stihisë?!

Çka është më kritike dhe brengose për të gjithë qytetaret e Kosovës është uzurpimi me dhunë i qindra hektarëve tokë të ish organizatave të sektorit shoqërore anë e këndë Kosovës në të cilat u ndërtuan objekte të kategorive të ndryshme, të cilat në një formë apo tjetër individëve apo grupe me lidhje të forta të cilët strukturat udhëheqëse të komunave dhe ato të Kosovës i shikojnë duar kryq dhe vazhdojnë rrugën?...

Gjashtëmbëdhjetëmijë punëtor të ish kompleksit të “Agrokosovës”, që njëzet vite bredhin rrugëve të Kosovës

Edhe ish objektet me moderne të mullinjve në Fushë Kosovë, Podujevë, Gjakovë, Klinë, Pejë, Gjilan dhe vende tjera në Kosovë edhe përkundër kërkesave të shumta që janë bërë për riaktivizimin e tyre, çdo gjë që njëzet vite radhazi ka mbetur në mëshirën e stihisë dhe të njëjtat për shkak të neglizhencës të strukturave udhëheqëse në Kosovë kanë ngelur në kolaps të plotë?!...

Edhe fabrika e sheqerit në Pejë, fabrikat për përpunimin dhe prodhimin e ushqimit për kafshë dhe shumë e shumë objekte të tjera me rëndësi të madhe ekonomike për industrinë ushqimore nga të cilat kafshoren e bukës në dekadat e kaluara e siguruan mbi gjashtëmbëdhjetë mijë punëtore me familjet e tyre, sepse aktivitetet karrieriste të gjithë ata që janë në pushtet nga lartë e deri në bazë për momentin janë duke punuar për mbushjen e xhepave të tyre?!...

Çka është edhe me brengose askush nga strukturat më të larta dhe ë organeve shtetërore të Kosovës, komunave, partive politike dhe liderëve të tyre, të cilët këto ditë gjatë këtij aktiviteti parazgjedhor shumë janë duke folur dhe shumë janë duke premtua si njëzet vite radhazi dhe asnjëherë nuk e ndërmorën asnjë iniciativë për rimëkëmbjen e objekteve me rëndësi ekonomike të industrisë primare ushqimore, e cila në krahasim me periudhën e viteve të paraluftës janë në gjendje të mjerueshme. Të gjithë këtyre folëseve këto ditë nuk po u shkon ndërmend të flasin se kush janë uzurpatoret e njëzet e katërmijë sektareve tonë pjellore ane e kënde Kosovës të ish sektorit shoqëro- shtetëror? Grumbullimit i shumë çështjeve në lëmine e sigurimit të ushqimit në Kosovë pas njëzet vite kërkohet të kalohet nga fjalët në aksione konkrete në rimëkëmbjen, rindërtimin, intensifikimin, nxjerrjen e legjislacionit në agrokompleksin kosovar, e cila gjë me hapa të sigurt do të shpijë ka rindërtimi i Kosovës dhe sigurimin e bukës dhe artikujt tjerë të konsumit të gjerë për qytetaret e Kosovës, për momentin nuk po i presin lajme të mira...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat