Baza e idesë së LDK-së - filozofia e kulturës së njëmendtë kombëtare

Opinione

Baza e idesë së LDK-së - filozofia e kulturës së njëmendtë kombëtare

Nga: Ismail Belaj Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:15
Vjosa Osmani

“In der Kurze Liegt der Wurze” – është parimi dalë nga proverbi gjerman, të cilin e nxjerr Akademik Rexhep Ismajli, që Selman Riza në “Mendime të shkëputur të një vazhde të vetme” nr. 1471, botoi “Dukagjini”, 2009, Pejë.

E filluam me proverbin gjerman për të protretizuar mëtej atë që bën thelbin e filozofisë politike të themeluesit të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugovës, sepse votuesi i nesërm duhet ta dijë mirë se çka voton. Pra, votuesi kosovar (shqiptar sidomos) do të mbajë parasysh dy botë: atë të dritës (LDK) dhe atë të partive oponente që nuk e kanë të njëjtin shkëlqim.

Çka e bën kryesoren te filozofia rugoviane: thjeshtësia. Po e vëmë në theks të veçantë shkurtësinë-thjeshtësinë e shprehjes dhe përsëritjen e të njëjtës me qëllim. Slogani “miqësi e pëjetshme me SHBA-në dhe BE-në, është krejt e motivuar.

Shtylla tjetër është zotimi për familjen që bën esencën e orientimit të djathtë të LDK-së.

E duke qenë padija fuqia më e madhe shkatërruese, në këtë vazhdë mund të thuhet se LDK-ja me kuadrin që ka priu kundrejt të tjerave, pra dija e kundërvënë injorancës është pamja e situatës aktuale të partive që janë në garë. Këtu s’është që nuk ka kanditatë të arrirë në partitë tjera, por ambienti i përgjithshëm në këtë kuptim shkon në favor të LDK-së.

E thamë më lart se dija është sinonim i gjithë kandidatëve dhe udhëheqësve të deritanishëm partiako-shtetërorë dhe aty, në mesin e tyre nuk pati afera korruptive se i pari i LDK-së, i tashmi, po as edhe lideri historik Dr. Ibrahim Rugova.

Përkundrazi, le të na lejohet nja krahasim i I.Rugovës me filozofin Seneca, i cili ishte i lindur në vitin 5 para erës sonë deri në vitin 65 të erës sonë, i ardhur në Romë që në moshë të re, mori një edukim të thellë retorik dhe filozofik. Njësoj, I.Rugova erdhi në Pejë, Prishtinë e më vonë shkoi në Paris, tek profesor Roland Barthes në specializim. Formimi i tij ishte i gjithanshëm. Pasion e kishte historinë. Por filozofia u shnëdrrua në rrugë shpëtimi për të.

Siç thotë Seneca: “Njerëzit e mirë, përse ata duhet të kalojnë prova kaq të vështira? Që të mësojnë të tjerët që t’i durojnë ato. Ata kanë lindur për tu bërë shembull për të tjerët. Zoti do t’u ketë thënë” Përse ankoheni ju që keni zgjedhur rrugën e duhur? Të tjerët i kam rrethuar me të mira të rreme dhe e kam gënjyer shpirtin e tyre me premtimin e një ëndrre të gjatë; i kam mbuluar me ar, argjend e mëndafsh, por brenda ata nuk kanë asgjë të mirë. Mos i shikoni nga pamja e jashtme por shikojini nga brenda: janë të mjerë, të rendomtë, të poshtër. Ata janë si muret e shtëpisë së tyre – të përkryer nga jashtë por brenda...! Por kjo nuk është lumturia e vërtetë; është vetëm një shtresë e hollë. Për këtë arsye, për aq kohë sa arrijnë të mbahen në këmbë dhe të duken ashtu siç kanë dëshirë, shkëlqejnë dhe ua punojnë të tjerëve; por nëse ndodhë diçka dhe i zbulon, atëherë del mënjëherë në pah se pas këtij shkëlqimi artificial fshihet një papastërti e thellë dhe reale. Kurse juve njerëzve të mirë ju dhashë të mira të sigurta, të cilat zgjasin në kohë dhe sa më shumë që ti rrotullosh nga çdo anë për t’i parë aq më shumë ato bëhen të mëdha dhe të rëndësishme” (Seneca, Dialogje, 2004 f.182).

Prandaj, votuesit kosovar i afrohet shansi historik të mbajë parasysh figurën emblematike të misionarit Ibrahim Rugova, figurën e Gazmend Muhaxherit pinjoll, të hyjnorit Ymer Muhaxheri, mësimdhënës, si dhe autorit të këtyre rreshtave dhe i vetë I.Rugovës dhe pinjollëve tjerë të familjeve Manaj, Rugova, Hajdaraj, etj. Kundrejt kandidatëve që aty këtu mund të vlejnë sa peshojnë në kandarin partiak, por që marrë me kriterin kombëtar-shtetëror s’mund t’iu afrohen atyre të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat