Stop lavdatave dhe madhërimit të parakohëshëm të Albin Kurtit

Opinione

Stop lavdatave dhe madhërimit të parakohëshëm të Albin Kurtit

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 12 tetor 2019 Në ora: 09:49
Albin Kurti

Në zgjedhjet Parlamentare të cilat u mbajtën më 6 tetor  të këtij viti në Republikën e Kosovës  Partitë politike të koalicionit të deritashëm  qeverisës PDK-AAK pësuan disfatë të thellë nga Parita opozitare Lëvizja Vetvendosje dhe nga LDK.  Urime e Gëzuar popullit shqiptar të Republikës së Kosovës risia dhe ndryshimi I shumpritur dhe i domosdoshëm në pushtet. Ndryshumit iu gëzuan të gjithë ata njerëz që nuk ishin me pushtetin e deritashëm u gëzuan edhe shqiptarët e tjerë jashta Kosovës tua themë të vërtetën u gëzova edhe unë vetë për së tepërmi. Të shpresojmë se trendi dhe vala e risive dhe ndryshimeve do të bartet nga Kosova  edhe këtu te ne në RVM më konkretisht në kampin politik shqiptar. 

Pas kësaj fitoreje të Lëvizjes Vetvendosja  njerëzit atje filluan ta komentojnë dhe me këtë rast me të madhe ta lëvdërojnë dhe madhërojnë rolin dhe  personalitetin e Albin Kurtit. Nuk jam kundër kësaj Albini me të vërtetë ishte  një personalitet  i çmueshëm dhe shumë i rëndësishëm në ambientin politik opozitar të Kosovës deri tani  sepse pushtetit ky iu kundëdvu në mënyrë shumë aktive ashtu siç duhet të veproj një subjekt i mirfillt opozitar diçka shumë më ndryshe nga veprimi pasiv opozitar i të ashtuquajturave Parti politike opozitare këtu te ne, pra këtu në RVM  opozita nuk vepron me akcione, me veprime dhe me lëvizje konkrete por vetëmse me fjalë dhe atë të kota nëpër media dhe nëpër rrjete sociale, e me fjalë mund vetëmse ti bësh qejf vetvetes dhe përkrahësve të zjarrtë në politikë por jo edhe ta arrishë efektin e duhur ta rrëzosh pushtetin nga froni.

Albin Kurti këtë e bëri për 12 vite ndërsa opozita e vetpëlqyer dhe e përgjumur shqiptare këtu te ne asgjë nuk po arrinë të bëj ja gati 18 vite në skenën politike vendore,prandaj  të shpresojmë se fryma opozitare Albiniste e risive dhe  e ndryshimeve   përfundimisht do të fryej  edhe këtu në Republikën Veriore të Maqedonisë.. Mirë është që zgjedhjet i fitoi Vetvendosja në Republikën e Kosovës por un po befasohem se si disa njerëz  po e marrin guximin që parakohe ta rrisin dhe ngrisin Liderin e Vetvendosjes duke mos e ditur se si ky do të sillet, do të veproj apo  dhe do të punoj në rolin e ri në atë të pushtetarit sepse këto dy role politike dallojnë dukshëm mes vete.

Prandaj apeloj që të mos krijohet eufori e parakohshme dhe e skajshme rreth Albinit nga ana e popullit.Edhe pse  të gjithë jemi të mendimit dhe pajtohemi se fitorja e Albin Kurtit lshtë një punë e qëllluar shumë pozitive dhe e domosdoshme në momentin e tanishëm në Kosovë . Por a bën të presim pak që të shohim se çfar punësh aktivitetesh dhe veprimesh do të bëjnë politikanët apo pushtetarët e ri në KS dhe pastaj të japim vlersime dhe ti analizojmë punët dhe veprimet e tyre. Për Albinin tani për tani vlenë të theksohet kjo se ky pra eshte nje freski e shumpritur e nevojshme dhe e domosdoshme në skenën politike të Kosovës apo dhe një risi pas qeverisjes së keqe dhe skandaloze të zbatuar nga koalicioni i mëparshëm qeverisës të përbërë nga PDK-AAK dhe partitë tjera më të vogla të ish koalicionit qeveritar në Republikën e Kosovës.

Albini është gjithashtu një  shpresë e re për atë se ai dhe Qeveria e cila do të udhëheqet nga ai vetë në të ardhmen  do të jetë më ndryshe se qeverisja e Para-ardhësve të tij. Albini ka thënë se do të jetë më ndryshe se  politikanët e mèparshëm por ne thash akoma nuk e dime se a do jetë i tillë ky.  Te ai është mbështetur e gjithë shpresa se i njëjti do ta drejtoj më mire, më me sinçeritet, më drejtë dhe më me përgjegjsi politikën dhe shtetin drejt zhvillimit dhe përparimit. Albini Kurti gjithashtu  I ka rritur shpresat se do ta dëbojë autokracinë dhe autoritarizmin e instaluar në shtet dhe në shoqërinë e Kosovës nga para-ardhësit e tij dhe se do ta sjell Demokracinë tolerancën dhe mirkuptimin në RKS.  

Këto janë pritjet jo vetëmse të mijat dhe të popullit shqiptar të Kosovës e gjithashtu  edhe e të gjithë shqiptarëve kudo që të jenë nëpër botë nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet në Republikën e Kosovës. Por konsideroj se  shumica e njerëzve të kapluar nga euforia dhe gëzimi shumë herët kanë filluar ta lëvdrojnë dhe  madhërojnë Albin Kurtin.. Vlersoj se duhet pasur kujdes mos të ngutemi dhe të presim se si do të jetë qasja e tij reale ndaj shtetit ndaj  politikës si dhe ndaj qytatarëve të Kosovës në përgjithsi në rolin e ri në pushtet dhe pastaj të japim vlersime,të analizojmë,të komentojmë dhe të nxjerrim konkluza se si është apo ishte Albini në pushtet. Nuk do të jetë keq sepse edhe nuk do të bëhet vonë që Albini të lëvdrohet dhe të madhërohet kur të fillon ta zbaton ndryshimin e premtuar.

Të presim që ai ta bën veprimin apo dhe gjestin e parë politik dhe ne që nuk e kemi madhëruar dhe lëvdruar parakohe të fillojmë dalngadal ta lëvdrojmë dhe madhërojmë Albinin e madh në kohën e duhur. Kur politikanët  lëvdrohen para kohe dhe nuk dalin pritjet nga ata atëher njerëzit mund të dëshprohen dhe të zhgënjehen shumë. Atëher mos të lejojmë që zgjënjehemi por të presim sepse pritja është flori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat