Rekuiem për Astrit Deharin

Opinione

Rekuiem për Astrit Deharin

Nga: Jashar Etemaj Më: 27 tetor 2019 Në ora: 20:38
Jashar Etemaj

Nëse anashkalohet pa u ndriçuar vdekja e Astrit Deharit, si qytetarë i Kosovës, pastaj si shqiptarë dhe si aktivist dhe anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, nesër rrezikohemi të abuzohemi të gjithë ne nga i njëjti shtet, madje në vendin më të sigurt siç duhet të jetë burgu.

Avni Dehari do ketë biseduar më shokët e LPRK-së nga fundi i viteve të 80-ta, se si regjimi serbosllavë i vriste shqiptarët që shkonin për të kryer shërbimin ushtarak dhe ktheheshin në arkivole me pohimin e mjekësisë ligjore ushtarake Jugosllave se kishin bërë vetëvrasje.

Avni Dehari me siguri edhe ka protestuar e ka dal në demonstrata në Zvicër me ndonjë fotografi nga 122 të vrarëve shqiptarë ushtarë nga regjimi serbosllavë! Regjim i cili nuk lejonte të hapeshin arkivolet e blinduara. Por kur hapeshin arkivolet e dorëzuara me ushtarë të vrarë nga familjarët kishte raste se të “vetëvrarët” kishin shenja të plumbit vdekjeprurës edhe pas koke e pas shpine.

Avni dhe Xhemile Dehari me siguri edhe do jenë përlotur kur i shihnin ato skena groteske me arkivole të blinduara kur familjarët vajtonin për djalin e vëllain e tyre të vrarë nga regjimi serbosllavë.

Si anëtarë dhe aktivist të zellshëm të LPRK-së në Zvicër, si Avniu dhe Xhemile Dehari do kenë dëgjuar mbase edhe të kanë qenë të akuzuar nga ish sistemi serbosllavë si “terroristë” dhe organizata ku ata vepronin të akuzohej si e tillë. Mirëpo, ata kur nuk do kishin besuar atëherë që në të ardhmen jo edhe aq të largët do të akuzoheshin bashkë më djalin e tyre Astritin që partia ku ata janë anëtarë të akuzoheshin si parti terroriste. Dhe nga kush?! Nga një parti si PDK-ja, e cila si rrjedhojë doli nga LPRK-ja ku shumica e anëtarëve të PDK-së dikur të LPRK-së ishin shokë të Xhemile dhe Avni Deharit.

Avni e Xhemile Deharit sa ishin të angazhuar politikisht në Zvicër për vetëvendosjen e shqiptarëve në Jugosllavi kur nuk do t’ju shkonte mendja që një ditë djali i tyre do të vdes në burg për shkak të aktivitetit politik, ashtu siç vdisnin dikur shqiptarët në shërbimet ushtarake dhe burgjet e serbosllavis pa nam e nishan.

Bëhet një pyetje themelore kush i abuzonTë Drejtat e Njeriut!? Përgjigjja - Të Drejtat e Njeriut abuzohen vetëm nga shteti.

Mos të keqkuptohem, nuk dua ta akuzoj shtetin si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të vrasjes së Astrit Deharit. Shteti dhe organet e tij mund të akuzohen për moskujdesin e ruajtjes së jetës së Astrit Deharit sa ishte në burg. Të njëjtin faj shteti e ka për mos ruajtjen e jetës së dëshmitarit kryesor të Astritit, Naser Makollit i cili vdiq në rrethana të panjohura pas gjashtë muajve.

Ja një shembull si vepron shteti me të burgosurit: Anders Behring Breivik, me 22 qershor 2011 vrau 77 njerëz, ku 33 prej tyre ishin nën moshën 18 vjeçare. Breiviku u dënua si terrorist me burg të përjetshëm në Norvegji. Ai ruhet në burg në mënyrë të jashtëzakonshme, burgun e bën në çeli si i vetëm, del i vetëm gjatë 2 orëve për të thithë ajër të pastër, madje edhe kur merret me aktivitet fizik në sallë është i vetëm, vetëm me mbikëqyrjen e gardianëve. Kur, Breiviku ka kërkuar që burgimin ta bëjë në shoqëri të të burgosurve tjerë, organet korrektuese iu janë përgjigjur: ti je i rrezikuar potencialisht të likuidohesh fizikisht nga ç’do kush, kështu që ne kemi marrë masa paraprake për ta mbrojtur jetën tënde.

Nuk e besoj që Naser Makolli si vrasës aksidental gjatë një vjedhje të ishte më i rrezikuar dhe më i urryer se Breiviku nga të burgosurit që të hakmerreshin në të?! Andaj përgjegjës për jetën e tij ishin organet korrektuese të Kosovës, e sidomos kur dihej që ai ishte dëshmitarë kryesorë për rastin e Astrit Deharit. Edhe Naser Makolli vdiq në burgun e Lipjanit pa nam e nishan!

Atë që e bënë të dyshimtë vdekjen e Astrit në burg ishin deklaratat e para kundërthënëse të Nexhmi Krasniqit dhe prokurorit Sylë Hoxha. Drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi tha se Dehari ka vdekur rrugës gjersa dërgohej në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumit të medikamenteve. Përderisa ish Prokurori Themelor në Prizren, Sylë Hoxha para mediave deklaroi: Se vdekja e Astrit Deharit ka ardhur nga asfiksia dhe mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes.

Këto dy deklarata kundërthënëse nga dy njerëz të ndryshëm kompetent e vë në dyshim ç’do mendje të qytetarëve se nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje!

Partit politike sidomos deputetët e PDK-së dhe LDK-së me akuza inateske e naive ndikuan që rasti i Astrit Dehari të politizohej jashtë mase. Deputet e këtyre dy partive kishin kërkesa në Kuvend që partin politike LVV-ë ta shpallnin si organizatë terroriste me arsye se anëtarët e kësaj partie ndër ta edhe Astrit Dehari paskan gjuajtur me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës. Këto kërkesa madje u bën ende pa pas proces gjyqësor për Astritin dhe shokët e tij. Për ironi të deputetëve mujsharë, sot e atë ditë nuk u gjeten fajtorët që gjuajtën me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës me 4 gusht të 2016-ës.

Sot, e atë ditë këta deputet të zëshëm kundër “terroristëve” as sot, me gjysmë zëri nuk i kërkuan falje familjes Dehari që djalin ia quajtën terrorist.

Madje, falje nuk kërkuan as deputet e ngutur e naiv të LDK-së, që për momentin pritet ta qeverisin së bashku Kosovën me partin politike Lëvizjen Vetëvendosje, që dikur dëshironin ta futnin në listën si organizatë terroriste.

Nga ana tjetër LVV-ja duke u mbrojtur nga akuzat e paturpshme të deputetëve të PDK-së dhe LDK-së e politizonte rastin e Astritit pa dashje.

Si duhet të ndriçohet vdekja e Astrit Deharit!

Vdekja e hershme dhe e pa pritur e Astrit Deharit duhet të na prek thellë ç’do qytetarë të Kosovës. Në radhë të parë, rasti i Astritit duhet të përkrahet dhe të trajtohet, në radhë të parë, si njeri dhe qytetarë i Kosovës, pastaj si shqiptarë, aktivist dhe anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për vdekjen e Astrit Deharit duhet të formohet një iniciativë qytetare e cila nuk duhet të shuhet deri sa organet kompetente shtetërore nuk e ndriçojnë vdekjen e Astrit. Iniciativa qytetare me aktivitetin e saj apolitik do e depolitizonte vdekjen e Astritit duke kërkuar drejtësi për të. Iniciativa qytetare për ndriçimin e Vdekjes së Astrit Deharit duhet të kërkoj llogari nga organet kompetente shtetërore të Kosovës që të japin përgjegjësi për anashkalimin e rastit Dehari. Përgjegjës për mos punën dhe nxitjes së urrejtjes mes partive politike, gjegjësisht PDK-së dhe LVV-së është Ministrja e atëhershme e Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe Ministri i Mbrojtjes Skender Hyseni. Dhurata Hoxha i akuzonte anëtarët e LVV-së për vdekje të Astrit pa kur farë fakteve. Madje sikur edhe të kishte indikacione që Astriti do vritej nga anëtarët e LVV-së, fajin dhe përgjegjësin prapë e ka shteti, gjegjësisht organet korrektuese dhe policia e Kosovës,të cilët duhen të jenë përgjegjës për kujdesin e jetës të një të burgosuri, në këtë rast të Astritit.

Dhurata Hoxha si ish Ministre e Drejtësisë e di këtë fakt, po ajo manipulon me të vërtetën. Dhurata Hoxha ka bërë gabim bashkë më Ministrin e Mbrojtjes Skënder Hyseni që vdekjen e Astrit Deharit nuk kanë lejuar dhe nuk kanë dhënë urdhër që rasti të hetohet edhe si tentim vrasje!

Tani që ekspertet e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësin e vetëvrasjes së Astrit Deharit, në vrasjen e Astriti duhet të gjurmohet për njeriun e tretë.

Nëse Skënder Hyseni ka pak ndërgjegjeje e sidomos ish Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, e cila tani nuk duhet ti ha vetëm thonjtë por edhe “gishtat” sepse me naivitetin, neglizhencën dhe keqpërdorimin e detyrës duke akuzuar individë të një partie, është munduar ta anashkaloj rastin e Astritit. Dhurata në mandatin e saj si Ministre e Drejtësisë me punën që ka bë, dhe me punën që nuk e ka bë, e ka bë Kosovën shumë më të pasigurt dhe shumë më të padrejtë.

Nëse anashkalohet pa u ndriçuar vdekja e Astrit Deharit, si qytetarë i Kosovës, pastaj si shqiptarë dhe si aktivist dhe anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, nesër rrezikohemi të abuzohemi të gjithë ne nga i njëjti shtet, madje në vendin më të sigurt siç duhet të jetë burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat