Referuar postit të Presidentit, në vend të marrëveshjes politike, një marrëveshje gjentlemene

Opinione

Referuar postit të Presidentit, në vend të marrëveshjes politike, një marrëveshje gjentlemene

Nga: Prof. dr. Riza Smaka Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 17:37
Prof. Dr. Riza Smaka

Marrëveshja politike

Marrëveshja  ,në përgjithsi ,  në kontekste të  caktuara , mund të jetë pakt, aleancë, konventë, kovenantë, kompakt, entante, konkordat,kontratë... ( Eng, Agreement:  pact,   contract,  bond,  alliance, bargain, convention, compact, covenant, entante, concordat).

Marrëveshja politike , kryesisht dhe zakonisht, është koalicion qeveritar, trajtë e  akordit politik  të  subjekteve politike të caktuara për të  realizuar mandatin e përbashkët gjatë periudhës  qeverisëse që   medomos,   do të duhej  të  ishte  i qasshëm  dhe  fleksibël për elektoratin  përkatës. Marrëveshja politike,    duhet të jetë  rezultat i  akordit politik të subjekteve politike të përfshira me te.

Marrëveshja politike ,kurdoherë duhet të jetë në harmoni  me  rendin juridik   dhe, kurrsesi, dhe asnjëherë, nuk duhet  të jetë në kundërshtim me ligjin e aplikuar.

Përkundrazi ,  në shtetin e së  drejtës ,marrëveshja politike ,nolens volens ,duhet të jetë në harmoni me   rendin juridik të shtetit të caktuar ,në një anë dhe  në  funksion të  implementimit sa më optimal, efikas e eficient  të  dispozitës  kushtetutëse apo ligjore në aplikim (Dura Lex Sed Lex)  

Në anën tjetër, veçanërisht në shtetin  monopartiak , marrëveshja politike, arbitrarisht   dhe arrogantisht  ka rol të kundërt, ashtu që ,i supërponohet ligjit në fuqi ! Shteti i tillë është partiak  dhe kontradiksion i  shtetit të  së drejtës. Edhe shteti që formalisht është   demokratik kur shpërfillë  dispozitë  juridike në fuqi në  favorin  e marrëveshjes politike përkatësisht  të qendrimit politik, del të jetë shtet antidemokratik, arbitrar , problematik  dhe shpërfillës i akteve legale të veta!

Në Kosovë, gjatë statusit politik në kuadrin e  YU II, e të mos flitet në kuadrin e YU III, madje edhe  aktualisht  kur ishte shtet i pavarur,  me marrëveshje politike  të caktuara , janë impozituar akte politike e juridike  në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe me rendin juridik të saj. Nder jo pak raste , të  theksohet impozitimi politik i

Rezolutës për Aneksimin e Kosovës dhe Metohisë Sërbisë Federale të “miratuar “  në Prizren në seancën e KAÇKM-së në Prizren , 8- 10  qërshor 1945,

“miratimit “ të  suprimimit të autonomisë politike të Kosëvës  në nivel të autonomisë   administrative – territoriale ,në  vitin 1989 si dhe

ratifikimi i Marrëveshjes për Kufirin e Kosovës dhe Malit të Zi , në vitin 2018 sipas së cilës ,  padrejtësisht , gabimisht madje panevojshëm,  iu kanë coptuar e tjetërsuar mbi 8000 hektarë tokë!

Sëandejmi me marrëveshje politike të caktuara Kosovës jo rrallë herë i ka  qenë “ djegur qerga” !

Ndryshe, marrëveshjet politike , në përgjithësi, në raste të caktuara, janë të nevojshme përderisa  të jenë në favorin e  realizimit sa më optimal, efikas   e eficient të  dispozitës kushtetutëse apo ligjore në fuqi !

Marrëveshja gjentlemene

Për  dallim nga marrëveshja politike ,qe, zakonisht, është  formale, marrëveshja gjentlemene  është akord i mirëkuptimit  i bazuar në  besimin e ndërsjellë  të partnerëve  respektivë  qe mund të jenë dy apo edhe më shumë. Sëandejmi marrëveshja gjentlemene mund të jetë  bilaterale si dhe multilaterale. Marrëveshja gjentlemene obligon vetëm moralisht por jo edhe   juridikisht ( Gentleman s  agreement  is an   arrangement  or understanding  which  is based  upon the trust  of both   or all parties rather   than  beingg  legally binding).  Marrëveshja gjentlemene është akrd informal  pra është akrod që nuk formulohet si dokument i shkruar.

Pozita e Presidentit, nuk mund të jetë  objekt i marrëveshjes politike

Gjatë negociatave  aktuale  për formimin e  koalicionit qeveritar ndërmjet LW –es dhe LDK-së , kjo e fundit , padrejtësisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën  pretendon  kategorishit , për të siguruar për veti postin e Presidentit nëpërmjet  paragarantimit dhe pararezervimit  të  tij të  “sanksionuar” me marrëveshje politike bilaterale!

Marrëveshja politike e tillë , do të ishte :

në kundërshtim me  normat juridike aplikative për zgjedhjet e përgjithshme me të cilat, nuk trajtohet posti   as funksioni i Presidentit , por ,    rregullat   e detyrueshme për zgjedhje të deputetëve e deputeteve  e sëandejmi për konstitutimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë,

në kundërshtim me moralin shoqëror e politik ,nga se, posti i  Presidentit,  aktualisht nuk është  bosh as që pritet të jetë vakant nga se  Presidenti aktual  z. Hashim Thaçi e ushtron funksionin  e  e shefit të shtetit  dhe pritet ta ushtrojë  deri në skadimin e mandatit pesëvjeçar,

Presidenti ,   duhet , Ius Imperativum , të  zgjedhej në   mënyrën dhe kohën e caktuar me dispozitën e nenit 86 të Kushtetutës ,pra,  kurrsesi jo sipas pazarlleqeve  me njëfarë marrëveshjeje politike  të kundërt me moralin  shoqëror e politik dhe me ligjin në fuqi  si dhe ,

në kundërshtim me dispozitën e dispozitës së nenit 70  par. 1 të Kushtetutës , sipas së cilës,  deputeti e deputetja , nuk i nënshtrohen asnjëfarë mandatit  detyrues çfarë mund të jetë marrëveshja por kurdoherë janë të autorizuar të votojnë për , kunnder  apo të përmbahen  sipas bindjes së lirshme por jo edhe “qendrimit  politik”  arrogant,oportunist  e për aq korruptiv!

Posti i Presidentit , gjatë negociatave  për koalicion  qevnderritar  ndërmjet LW –se dhe LDK-së ,  të  trajtohet me marrëveshje  gjentlemene!

Sikundër u theksua më sipër, posti i Presidentit të vendit tonë,  dot nuk do  mund  të  trajtohej me një marrëveshje politike ,nga se, nuk ishte as nuk mund të jetë  objekt i   diskursit gjatë negociatave për arritje të koalicionit qeveritar për  konstitutimin e Kuvendit as  të  zgjedhje së  Qeverisë!

Pasi që , LDK-ja ,  pa të drejtë e pa bazë legale e kushtëzon   arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar nëpërmjet   pararezervimit dhe  paragarantimit të  postit të Presidentit në favorin e  personit të caktuar të saj, në  një anë ndersa arritja e koalicionit qeverisës ndërmjet LW –es dhe LDK-së ,në aktualitet , del të jetë zgjidhje politike oportune qe do ta përjashtonte  shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të kushtueshme  dhe krijimin e interegnumit  inefikas e ineficient,në anën tjetër,  në  vendin e marrëveshjes politike të kundërshtimshme me moralin shoqëror e politik dhe me dispozitat e nenit 70 dhe 86 të Kushtetutës, zgjidhje e “Nenit të Gordit”  , do t’ishte  një marrëveshje  gjentlemene  ndërmjet atyre dy subjekteve politike.

Me Marrëvshjen Gjentlemene ndërmjet LW-se dhe LDK-së , do të   duhej të përcaktohej  ,që ,në procedurë , bazë dhe term kushtetues  ,

secili  subjekt politik, pra, LW –ja dhe LDK-ja ,  të  propozonte kandidatin e vet për President pa obligime për mbështetje gjatë rrethit të parë as të  dytit,

kandidati apo kandidatja qe do të fitonte  vota të kërkuara në  rrethin e parë  përkatësisht në  rrethin e dytë , pa kundershtim as pakënaqësi të  LW-es as të LDK-së, do të zgjedhej President i vendit,

nëse ,as njëri kandidat –e  (duke e përfshirë mundësinë reale që ,  konfom me dispozitën e nenit  86 par. 3 të Kushtetutës ,do të mund të kandidoheshin edhe dy persona të tjerë apo gjithsejt 4 sish- sosh),   as në rrethin e dytë , nuk do të arrinte vota të nevojshme për tu  zgjedhur President, LW –ja dhe LDK-ja  do ta votonin kandidatin – en  e LW-es përkatësisht të LDK-së qe ,në rrethin e dytë,  do të kishte  fituar ,sëpakut, një votë më shumë.

Marrëveshja gjentlemene   e tillë , në  kontekstin e kompleksin e rrethanave politike aktuale ,do të ishte  oportune  dhe ,me gjasa, e realizueshme  si dhe, për aq ,e pranueshme për të dy partnerët  qeverisës.

Me atë Marrëveshje Gjentlemene do të mund të konstitututohej Kuvendi dhe do të zgjedhej Qeveria, me gjasa reale, për ta ushtruar  funksionin e ekzekutivit gjatë mandatit të plotë katërvjeçar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat