Albin, veç a ke kohë, se ide t’rrasi!

Opinione

Albin, veç a ke kohë, se ide t’rrasi!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 29 janar 2020 Në ora: 19:04
Albin Kurti

Lëshimi i këtij momentumi nga ana e LVV-së dhe z.Albin Kurti për marrjën e përgjegjësive kushtetuese në qeverisjën e vendit, do ishte i pafalshëm dhe i pakthyshëm për vullnetin e Sovranit dhe krim kundër interesit nacional-shtetëror të Repubikes së Kosovës.

Takimeve fajsuese e sh'fajsuese të Albinit po u vije fundi, ose ma mirë thënë ; i ka ditët e numëruara n'kuadrin e afateve kushtetuese për paraqitjën dhe prezantimin e kabinetit qeveritar para përfaqësueseve të Sovranit, alias, Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ky afat kushtetues, kuptohet për xhiron e parë të "lojës", skadon në natën e 03/04 shkurtit 2020, dhe Albini dhe Levizja e Tij, ende s'kanë marveshje koalicioni me LDK-në, por edhe me asnjë tjetër subjekt potencial, sëpaku jo zyrtarisht.

- Shkuarja pa marrveshje koalicioni në ditën dhe datën e konstituimit të Parlamentit, 26 dhjetor 2019, dhe nominimi i Kryeparlamentarit nga radhet e veta dhe n'kundërshtim me frymën dhe procesin negociator me LDK-në si partner potencial koalicioni, duke zgjedhur kështu me votat e Kuvendit, z.Konjufca n'krye të këtij tempulli të demokracisë parlamentare, i dha fund procesit negociator me LDK-në dhe e nxori jasht "loje" këtë të fundit.

- Skenari i errët i Albinit dhe VV-së, për ta nxjerrë para aktit të kryer LDK-në, si bllokuese të procesit të formimit të institucioneve, deshtoj në momentin kur kjo e fundit ia votoj kandidatin e nominuar nga VV-ja dhe i hapi rrugë kushtetuese fituesit të zgejedhjeve të 6 tetorit në formimin edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për çfarë LVV-ja dhe as Albin Kurti, nuk kishin pritur një qasje të tillë të ish partnerit, (LDK-së).

Zgjedhja e Konjufcës kryeparalemntar ; "I ra e madhe VV-së" !

E rënë n'kurthin e vetë, LVV-ja u përpoq të shtyej tutje agjendën e uzurpimit dhe absolutizimit të votes së fitores për ndryshim, duke hedhur fajin mbi LDK-në dhe duke kerkuar prej kësaj të fundit që t'pranoj pozitën inferiore n'bashkëqeverisje dhe t'kënaqej me ofertën "bujare" të padronit të fitores së 6 tetorit 2019.
- LDK e thyer n'besë dhe e tradhëtuar nga veprimi i VV-së, i bëri t'qartë z.Kurti se rruga e arritjës së një partneriteti n'qeverisje, ri-fillon nga koha e para 26 dhjetorit, duke aluduar në kthimin pas të nomonimit të z.Konjufca për kryeparlamentar.

LVV-ja nuk pranoj kthimin prapa, dhe LDK-ja nuk pranoj përbuzjën dhe nënshtrimin.

Edhe pas këtij barrikadimi të palëve, pas një situate të re të krijuar nga veprimi absurd i njëanshëm i VV-së, LDK-ja, shkoj edhe një hap tutje drejt kompromisit, edhe pse n'dëm të LDK-së, duke kërkuar postin e Kryeparlamentarit për vete, deri në momemntin e zgjedhjes së presidentit nga kandidatura e LDK-së, por serish VV-ja refuzoj edhe këtë ofertë serioze të LDKsë.

Nese LVV-ja, s'duan kthim prapa, ja rruga e ecjes para :

Poqëse n'vlerësimin e z.Kurti dhe të LVV-së, mbizotëron bindja se marrja e përgjegjësive nga ana e tyre, është e dëmshme për vete dhe e rrezikshme për vendin, për shkak të kompleksitetit politik-kontekstual, (taksa & dialogu), atëherë ; dorëzimi sot i z.Kurti , është ma i dobishëm se sa dëmi nesër për vendin.

Mbajeni Kryeparlamentarin dhe mos "sakrifikoni" z. Konjufca duke kthye pas procesin e votimit pas dorëheqjes eventuale, kerkesë kjo e partnerit potencial të koalicionit (LDK), por që procesi t'ecet tutje n'formimin e koalicionit, duhet të ndiçni opsionin e mbetur, dhe ky është :

Kryemnistri t'i takoj LDK-së, pra në vend të Kurtit të vije zonja Osmani !

Një dakordim i tillë n'mes të partnerëve, do ndihmonte z'Kurti që të evitoj marrjen e përgjegjësive kushtetuese si fitues i zgjedhjeve, pra pozitën e Kryemninistrit e cila siç po duket është barrë e rëndë për VV-në dhe gur i rënd n'qafën e Kurtit.
- LDK-ja duhet ta nxjerrë pa modesti, opsionin "B", ndërrimi i pozicioneve me VV-në, me gjasë ; opsion shumë i përshatshëm dhe eviton krizën institucionale dhe kthimin e ish pushtetit n'pushtet.

Presidenti le t'jetë i LVV-së !

Pozicion ky , gadi i kthyer n'kauzë nga LVV-ja që presidenti të jetë një figurë unifikuese dhe konsensuale, për çfarë i bëhej vërejtje LDK-së për qendrimin "partiak dhe politik" !

Ky kontekst historik i kapur nga LVV & LDK, si koalicion i shpresës dhe ndryshimit, ka gjasat dhe premisat e progresit, por vetëm nëse arrihet bashkëqeverisja n'partneritet, e balansuar dhe me besim të ndërsjellë, në të kundërtën ; LVV-ja dhe z.Kurti do digjëshin mundësinë e dhënë, dhe do digjëshin edhe vetë n'këtë momentum të dhënë, dhe i cili s'do perseritej edhe mesepaku një dekadë.

Kalkulimi n'faktorin kohë i z.Kurti, dëmton vendin dhe proceset nëpër t'cilat kalojmë si shoqëri dhe shtet, dhe duhet të hjek dorë nga kjo "lojë" e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin.

Udha është e hapur, Albini dhe VV-ja janë kthye në cung të saj !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat