Gjendja e jashtëzakonshme duhet shpallur

Opinione

Gjendja e jashtëzakonshme duhet shpallur

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 19 mars 2020 Në ora: 09:27
Mr. Sc Shpend Salihu

endimi i Presidentit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet mbështetur. Deklaratat e disa ish Gjeneralëve Kosovar në shërbim të ish Jugosllavisë, të cilët qysh moti nuk janë aktiv në detyrë, se gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm në situtata të luftës, vërshimeve dhe tërmeteve nuk qëndron. Në manualin e NATO trupave rreziqet që mund ta çrregullojnë sistemin e sigurisë nacionale janë edhe armët biologjike, kimike, dhe radiologjike. Derisa armatimi radiologjik ka perimetër të ngushtë veprimi dhe nuk është përhapës e as armatimi kimik sado që ka efekt të rrezikut nëse përdoret p.sh në ujësjellës etj, armatimi biologjik është armë me përmasa globale. Virusi biologjik siç është COVID19 është arma më e rrezikshme biologjike që është paraqit deri më tani, është edhe më e rrezikshme se virusi SARS, HIV, gripi i shpezëve,gripi i derrave të gjitha viruse laboratorike që janë produkt i grupeve dhe qarqeve të ndryshme. Këtë armatim zakonisht e përdorin terroristët dhe grupet anarkiste nëpër botë, që dojnë të shkaktojnë frikë dhe panik në glob. Armët biologjike kanë efekte të ndryshme por të gjitha kanë të përbashkët, prekjen e qelizave nervore, dhe çrregullimin e sistemit psikomotorrik, si dhe prekjen e sistemit respirator përfshirë laringun dhe mushkërit, dhe dobësimin e sistemit imunitar e pamundësin e organizmit që të prodhoi anti-truptha për të luftuar dhe asgjasuar virusin. Virusët biologjik përhapen me duar, të papastra me pështymë me kontakt fizik etj, janë aq vdekjeprurëse sidomos tek personat me sistem imunitar të dobët sa zakonisht shkaktojnë vdekjet. Dezinformatat se është zbuluar anti-virusi apo vakcina, janë të pavërteta, sepse të prodhohet vakcina, duhet të gjendet forma e virusit, çfarë mutacione në organizëm shkakton si dhe pasojat e veprimit të vakcinës, që paraprakisht edhe nëse zbulohet vakcina ajo së paku 3 muaj, duhet testuar në kafshë, në mënyrë që të shifen pasojat anësore të vakcinës në organizëm. Është reale se anti-inflamatorët tek virusët biologjik e përkeqësojnë gjendjen, si dhe se limoni, karrota, xhenxhefili, hudhra etj, janë produkte që përkohësisht mund ta neutralizojnë virusin biologjik, sepse e rrisin sistemin imunitar në organizëm, por vetëm vakcina e asgjëson totalisht këtë virus. Vlen të theksohet se alarmi në rrafsh global, duhet trajtuar seriozisht dhe duhet dekontaminuar, rrugët, institucionet dhe hapësirat publike, si dhe duhet evituar kontaktet direkte me njerëz, sepse ekziston mundësia e infektimit. Pos saj duhet spitalet të mobilizohet për trajtimin e pacientëve që mund të jenë ekspozuar virusit, si dhe vazhdimisht të udhëzohet opinioni për lëvizjet. Pikat doganore duhet mbyllur dhe ndaluar qarkullimin e njerëzve, edhe pse kjo do shkaktojë dëme financiare buxhetin e Kosovës, kjo do parandaloi shpërhapjen e virusit derisa të prodhohet dhe del në tre vakcina, në të kundërtën rreziku është i lartë për kontaminim masovik të popullatës, andaj vendimi i Presidentit, mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet përkrahur dhe aprovuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat