Nuk është koha me i fry zjarrit, është koha për qetësi e urtësi për hirë të qytetarëve e shtetit

Opinione

Nuk është koha me i fry zjarrit, është koha për qetësi e urtësi për hirë të qytetarëve e shtetit

Nga: Haki Latifi Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:55
Haki Latifi

Në realitet duhet që të gjithë ti binden ligjit dhe jo Kryeministrit, e sidomos në një shoqëri demokratike ku e drejta e fjalës mbrohet me kushtetutë. Nëse e gjeni dikun në ligje të Republikës së Kosovës, që Ministri duhet ti bindet Kryeministrit, atëherë jemi në rregull. Kudo në botën demokratike egzistojnë standarde në të cilën Ministrat dhe kushdo tjetër duhet ti binden ligjit dhe të punojnë në bazë të kushtetutës së vendit.

Atëherë shtrohet pyetja: Pse Albin Kurti po ikë nga përgjegjësia shtetërore ose pse po luan me dy kute?

Nuk e shkarkoi Haki Abazin për rastin Dehari?

Nuk e shkarkoi Blerim Rekën për dhënien e korridorit të Kosovës për Serbinë?

Nuk e shkarkoi Fatmire Kollçakun që e quajti UÇK-në kriminale?

Apo zuri n‘thue në Agim Veliun?

Nuk është koha me i fry zjarrit, është koha për qetësi e urtësi për hirë të qytetarëve e shtetit për të cilën e keni gojën plotë.

Z.Kryeministër si nuk u vjen turp ty me e linqu partin që jeni ende në koalicion, menjëherë me tentu me i linqu dhe poshtëru eksponentët kryesor të LDK-së, ku deri dje i quajtët patriot e profesora e çka jo tjetër.  Unë nuk hidhërohem shumë nga militant të paguar me nga 200-300 € nga VV-ja për të sharë e linquar përmes rrjeteve sociale figura të ndritura nga LDK-ja. Nëse është e vërtetë kjo që po thua ti, atëherë nuk është vonë deri në ditën kur të mblidhet kuvendi ju të largoni taksën pa kushte sipas kërkesës së SHBA-ve dhe ta tërheqni vendimin për shkarkim të Ministrit z.Veliu dhe LDK- ja do të reflektoj menjëherë dhe do ta tërheq mocionin dhe qeveria vazhdon.

Është edhe një mundësi nëse doni të mos përdorni standarde të dyfishta, atëherë Kryeministri ta shkarkoj Ministrin z.Blerim Reka për atë deklarimin e poshtër dhe tani mundeni të thoni se kjo që ka ndërmarrë Kryeministri ndaj z. Veliu vlenë për të gjithë pa përjashtim. Pra, mos maroni petlla me ujë që thotë populli por tregoni se nuk jeni të gatshëm me marr vendime të mëdha, nga mediokriteti që po e ndjen Kryeministri karshi të tjerëve në këtë periudhë po kërkon një deriqkë të vogël për të ikur nga përgjegjësit dhe pas krejt kësaj me e fajësu për gjithçka partnerin e koalicionit. Apo ndoshta, Kryeministri ka për qëllim siq thotë një fjalë popullore që me një gjuajtje me i goditur shumë gjëra:

E para: Me e fajësu LDK-në se po don me shkuar me PDK-në se gjoja i paskan borxh Thaqit.

E dyta: Me tentu me ndarë LDK -në në dysh përmes disa argatëve tuaj brenda LDK-së.

E treta: Me ikur nga përgjegjësia për shkakun e bisedimeve me Sërbinë.

E katërta: Çka do që ndodhë me fatin dhe shëndetin e qytetarëve para virusit COVID-19, ti lihet faji LDK-së, kjo është turpi më i madh me kalkuluar në këtë situatë për vota.

Keni me u bindur shpejt se vetë ju keni me kërkuar Gjendjen e Jashtëzakonshme. Turp ju çoftë se çfarë lojëra të fëlliqura po luani në këtë kohë krize kur e gjithë bota është ngritur në këmbë për ti dalë ballë pandemis COVID-19.

Tani nuk ishte momenti i duhur për probleme politike mes veti. Keni premtuar që do të bëni çmos për këtë vend e këtë popull atëherë është dasht ti leni anash hakmarrjen dhe inatët për momentin dhe të vazhdoni me punën e filluar, sa çdo mëngjes ishte një shpresë e re për qytetarët e Kosovës për të parë shkapjen e shtetit në të gjitha drejtimet, ishte si një ëndërr e kahmotshme që më në fund do të realizohej! Do të ketë kohë që hesapet ti ndani më vonë për të gjitha gjërat, nëse e kalojmë edhe vet armikun e pa njohur COVID-19!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat