"Mjafton të thoni isha në Koshare e t’iu thonë, Ja një Hero"

Opinione

"Mjafton të thoni isha në Koshare e t’iu thonë, Ja një Hero"

Nga: Baki Azemi Më: 19 prill 2020 Në ora: 15:40
Baki Azemi

Komandanti i Koshares Gjeneral Hisen Berisha, Ka shkruar në lligarine e tij në facebook në ditën e rënies së Dëshmorit të lirisë, Heroit të Kosovës, Nderit të Kombit, Sali Çeku që po ashtu shënon edhe ditën e veteranëve të Betejës së Koshares.

Më tej Berisha shkruan se "emri i Sali Çekut, ka të skalitur në çdo shkronjë, të gjitha përpjekjet historike për çlirim nga okupatori serb, përpjekjet edhe me armë të udhëhequra nga presidenti i lavdishëm i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova". Gjenerali berisha e shfaq krenarinë që ishte "njëra nga pushkët në krahun e Heroit Sali Çeku në rrugëtimin e Kosovës për liri deri në Betejën e Koshares".

Image
Beteja e Koshares

Për të mos u ndalur në liri për ndërtimin e vlerave të saj. "Ishte koha në mes ores:15 e 16, në ditën e sotme, para 21 vitesh", shkruan Berisha. "Nuk mu deshtë që ta thërras siç KATANEN nga dt.11 deri në dt.17 Prill, për ta kuptuar se kishte rënën në fushëbetejë. Nuk pati nevojë as të më ftoj JOKERI në “TRESH” që të ma kumtonin se na ka lenë edhe Sali Çeku-VETERANI". Më tej teksti i plotë: Thyerja e Prillit në datën 18 të vitit 1999! (Dita e rënies së Dëshmorit të lirisë, Heroit të Kosovës, Nderit të Kombit, Sali Çeku - Dita e veteranëve të Betejës së Koshares) VETERANI për 327 – MARRJE! Ishte koha në mes ores:15 e 16, në ditën e sotme, para 21 vitesh. Nuk mu deshtë që ta thërras siç KATANEN nga dt.11 deri në dt.17 Prill, për ta kuptuar se kishte rënën në fushëbetejë. Nuk pati nevojë as të më ftoj JOKERI në “TRESH” që të ma kumtonin se na ka lenë edhe Sali Ceku-VETERANI.

Emri i Sali Çekut, ka të skalitur në çdo shkronjë, të gjitha përpjekjet historike për çlirim nga okupatori serb, përpjekjet edhe me armë të udhëhequra nga presidenti i lavdishëm i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Krenar që isha njëra nga pushkët në krahun e Heroit Sali Çeku në rrugëtimin e Kosovës për liri deri në Betejën e Koshares. Të dashur bashkëluftetarë e vëllezër të armës, mjafton të thoni isha në Koshare e t’iu thonë, Ja një Hero! Gëzuar ditën tonë! Lavdi e përhershme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat