Viti 2020, vit i sfidave të njerëzimit!

Opinione

Viti 2020, vit i sfidave të njerëzimit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 4 maj 2020 Në ora: 22:51
Ismail Muçiqi

Njerëzimi po përballet me sfida dhe me shumë të panjohura të cilat po e godasin planetin tonë. Fenomeni i Koronavirusit i cili ende është enigmatikë për Shkencën e Mjekësis Botërore, ka berë që ti parandalojë dimanikat dhe hovin e zhvillimit të gjithëmbarshëm të teknologjisë informative dhe të zhvillimit të ekonomisë botërore.

Humbja e vendeve të punës ka goditur miliona njerëz, të cilët gjithëandej botës nuk dinë se si do të jetë fati dhe e ardhmja e tyre për të siguruar mbijetesën.

Rënja ekonomike padyshimë, do ta godas njerëzimin e sidomos shtetet dhe rajonet e varfura të cilat kanë shkallë të ulët të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomikë, ku bënë pjesë edhe Republika e Kosovës.

Viti 2020, po përballet edhe me turbulenca të rrezikshme të sigurisë globale. Është interesant të theksohet se stabiliteti i fuqive të mëdha botërore, kohë pas kohe po tregohet i pa qendrushëm. Kështu Shtetet e Bashkura të Amerikës, përpos virusit i cili po bënë gerdi në ketë super fuqi botërore, populli amerikan është i preukupuar edhe me zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm i cili ka rëndësi jetike për të ardhmën e Amerikës, dhe jo vetëm për atë.

Po ashtu edhe Bashkimi Europian, po sfidohet nga invazioni i refugjatëve, të cilët po vinë nga Lindja e Mesme të përndjekur nga krizat e luftërave si janë: Siria, Iraku, Irani, Libia, Palestina dhe shumë vatëra tjera të krizave në Botë.

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, e ka goditur kohezionin për "Europën e Bashkuar" si projekt kontinental.

Projekti i Bashkimit Europian, nuk do të jetë i përmbushur plotësisht pa integrimin e Ballkanit Perendimorë, si pjesë e "Europës së Bashkuar". Bota po sfidohet herë pas here edhe nga luftërat speciale kibernetike. Turbulencat dhe jo stabiliteti janë prezente edhe mes raporteve të super fuqive botërore: SHBA-Rusi, SHBA-Kinë e sidomos SHBA-Korea Veriore.

Kjo u pa edhe më herët kur disa shtete me sisteme ekstreme komuniste, kanë arritur të krijojnë armatim bërthamorë dhe po e kërcënojnë sigurinë globale.

Shekulli në të cilin po jetojmë i ka vu në lajthitje dhe po i sfidonë edhe mekanizmat ndërkombëtar, si janë: Këshilli i Sigurmit të Kombeve të Bashkuara, Organizata Botërore për të Drejtat e Njeriut, Organizata Botërore e Shëndetësis dhe shumë mekanizma të përgjithshëm që funksionojn në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare Botërore.

Viteve të fundit rezolutat e votuara në këto forume janë margjinalizuar nga fuqit e mëdha të cilat e kanë të drejtën e Vetos në Këshillin e Sigurimit. Këto shtete kohë pas kohe po i bllokojnë iniciativat apo rezolutat të cilat vinë nga vendet e ndryshme të botës.

Janë këto vetëm disa nga sfidat të cilat po e testojnë rendin botëror dhe njerëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat