Edhe pranë përpjekjeve, kush pret paqe me Serbinë nuk ka mend në kry

Opinione

Edhe pranë përpjekjeve, kush pret paqe me Serbinë nuk ka mend në kry

Nga: Luz Tomaj Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:18
Luz Tomaj

Lajmi se Presidenti Trump, apo ai veçili I tij Grenell, fton përfaqsonjësit e Kosoves dhe Serbis që me 27 qershor, të takohen në Washington, bëri dhe po bën jehonë. Po e kuptoj një gjë që, udhëtarët edhe do ti mbushin xhepat me meditje dhe shpenzime tjera. Që në fillim iu kisha sygjeruar Kosovarve që të pyesin Trumpin apo Grenellin se a inkasojnë ata meditje kurdo që udhëtojnë. Jo more jo.

Kuptohet, dijalogu është vegel e diplomacisë, e shkallës së civilizimit. Edhe kur mendoj kështu, shpesh më shkon mendja ke dialogu në mes Izraelit dhe Palestines apo tani Ukraines dhe Rusis. Fjala e moqme thoshte se, kur e kupton se me ken ke punë, gjysma e punes është e kryer. Mjerisht, liderët aktual nuk e kuptuan dhe nuk do e kuptojn se me ken kanë punë, vrapojn si pula pa krye.

Unë jam shqipëtar, por 20 vitet e fundit jam edhe amerikan. E kam thën edhe publikisht, në gazetën më prestigjioze se, përkundër levizjeve të suksesëshme ekonomike, Kryetarit Trump, totalisht I mungon kultura e përgjithëshme e veçanërisht ajo politike. Këtë ma konfirmoi edhe miku I im personal, senator,dhe pohoi se z. Trump edhe gjatë bisedave të thjeshta, nuk len fare sipërfaqe për këmbim të mendimeve, mendimi I tij personal është I pandryshuar. Nuk mund të harroj çfar disrrespektimi tregoi madje edhe ndaj z. Kancelare të Gjermanisë. Ndoshta ishte desht të turpërohem kur shkruaj kështu për kryetarin e shtetit I cili është edhe shteti I im, por, ndoshta më mungon një kultur si e asaj gjermanes. Mjerisht, me Grenellin, Kryetari Trump e gjeti mashën çfarë është edhe vet. Ka indicione që Gjermania ta dëbon nga posti I ambasadorit por, Gjermanija nuk pretendon të tregon disrrespekt ndaj SHBA. Po këti ambasadori, përmes E-mail, I kam sugjeru se në postin e ndërmjetësuesit, patjeter, duhet me e patur parasyesh identitetin e palëve, duhet të kupton se ballafaqohet me Serbin gjenocidiale dhe Kosoven viktimë. Drejtësija, gjithsesi duhet të vjen në shprehje. Iu sugjeroi përfaqsuesve kosovar që të insistojn në një gjë të till dhe të mos anashkalohet dialogu për dëmet e luftes, bile bile, kjo temë duhet edhe me qenë pikfillim i dialogut.

Serbia e di se do iu lësho pe. Ajo e ka Rusin mbrapa. Edhe po të hap donjë rrugë Serbia, e bën ate nga se do e bllokon Rusija. Në se ne Shqiptarët nuk jemi duke bër mjaft për njëri tjetrin, shiqoni se çka bën Serbia për serbet në Kosovë, në Bosnje e tani edhe në Mal të Zi. Çka bëri Kosova ose Shqipërija për shqipëtarët në Serbi, Maqedoni, Mal të zi e nuk po shkoj kah Qamrija...?!!!

Po iu them çartazi, edhe po t’ia nepni neser Veriun e Kosoves Serbis, pasneser Serbia do të ngurron për Graqanicen, për Manastirin e Deqanit e gjetiu. Mos harroni more se toka e Kosoves I përket popullit dhe vetëm popullit dhe askush nuk mund të bëj pazare të flliqta.

E kuptoi rrespektin ndaj SHBA-ve dhe pajtohem me një rrespekt të till. Por, çdo gjë ka kufinj, duhet të ketë vija të kuqe. Sidoqoftë me shfaqjen e rrespektit ndaj SHBA-ve, duhet patur kujdes të plot edhe në rrespektimin e institucioneve të BE.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat