Thaçi viziton familjet e dëshmorëve nga frika se mos janë dëshmitarë në Hagë

Opinione

Thaçi viziton familjet e dëshmorëve nga frika se mos janë dëshmitarë në Hagë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 korrik 2020 Në ora: 09:05
Hashim Thaçi

Vizitat e fundit të presidentit të Kosovës nëpër familjet e dëshmorëve nuk janë krejtësisht pa prapavijë, pikërisht kur dihet se Thaçi të hënën do të niset për në Hagë. Këto vizita kanë një emërues të përbashkët: frikën. Hashim Thaçi ka frikë mos ndonjë nga familjarët, apo edhe ish luftëtarët mund të jenë dëshmitarë kundër tij në Hagë.

Si njeri i pabesë që është presidenti nuk I beson askujt, me psikozën e njeriut të pabesë që duke mos qenë vet i besës mendon se edhe të tjerët janë si ai. Ndonëse në fotot që publikon duket i lumtur, nën buzëqeshjen e tij fshihet frika, frikë e cila e shoqëron kudo. Kudo e shoqërojnë zërat e atyre që kanë ra në kurthin e  Thaçi drejt rrugës së tij për pushtet, zëra që e shoqërojnë kudo.

Hashimi nuk del dot nga kjo gjendje, ai e di fortë mirë për mëkatet e veta. Njeriu kur nuk është fajtor s`ka frikë, s`ka pse edhe të frikësohet as nga dëshmitarët. Nga frika përdorin mburojën e luftës, të luftëtarëve të vërtetë, për punët e pisklliqta që s’kanë të bëjnë fare as me luftën, dhe as me dinjitetin.

Të gjitha viktimat e Thaçi janë në rrugën e tij për pushtet, rrugë e shtruar me kufoma. Kufoma, ndonëse nuk merr frymë, jeton mes nesh, dhe ajo kërkon drejtësi. Veprimet e tij tregojnë se nuk është i pastër, shpresoj të del ne kundërta, por vështirë të thuash për djallin se nuk ka viktima pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat