Foto që të prek thellë në zemër, për krimet serbe, para syve e gjithë Botës

Opinione

Foto që të prek thellë në zemër, për krimet serbe, para syve e gjithë Botës

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 19 korrik 2020 Në ora: 09:16
Ne Bosnje gjate luftes

Foto që të prek thellë në zemër, mirëpo prapë se mbrëmë serbët ministra bile edhe zv ministra në zemër të Kosovës, ai që i ka humbur më të dashurit e tije paramendoni kur ta sheh Rakiqin në mes të Luftëtarëve të UÇK- së duke folur në gjuhën serbe dhe nuk përmend kurrë Kosovën por Serbinë dmth për të është Serbi, tash qka me thane? 200 viteve masakra, dëbime, dhunime e të gjitha të këqijat që na i bëri Serbia ndaj popullit tonë edhe prapë serbët në pushtet, kush i solli aty e dimë të gjithë, mirëpo tash të pajtohemi ne me këta njerëz që i sjellin serbët në pushtet vetem se kanë qenë në uniformën e UÇK- së ? dmth le ta shesin vendin, le ta shkatërrojnë çdo Institucion, korrupsion, pa drejtësi, largim masiv i të rinjve me shumë nga Kosova ,ska shkollim, ska mjekësi, ska punësim ,vend pa ardhmëri, vendi i vrasjeve, vjedhjeve, edhe tash nëse s’pajtohemi me keta politikan nuk do të thotë se jemi kundër UÇK- së ,por jemi kundër të gjithë atyre që e shndërruan vendin në humnerë ,dhe kemi luftuar për vendin tonë, s’jemi i vetmi ne populli ynë që kemi luftuar, kanë luftuar edhe vende tjera të botës, por nuk dalin nëpër FB 21 vjet për çdo ditë e me shkrue unë isha komandant, unë bëra ashtu, bëra kështu.....

Qëllimi i shkrimit që; autoritetet të bëjnë diçka për nderimin e viktimave shqiptarë në luftën e Bosnjës

Pasi thuhet kështu; Ndër viktimat e para të agresionit serb në Bosnjën lindore kanë qenë shqiptarët. Njerëz punëtorë që kishin furra buke, byrektore, dyqane, lokale të vogla akulloresh. Banda e paramilitarëve serbë të Arkanit në pranverën e vitit 1992 shkoi nga Beogradi në Bijelinë në Bosnjën lindore. Vrau civilë. Së pari shqiptarët. Ndër ta Hajrush Ziberi nga rrethina e Shkupit.

Fotografi Ron Haviv ka arritur ta fotografojë Hajrushin pak para se të vritej nga paramiltarët serbë. Viktima çon duart lart dhe lutet për mëshirë. Në një fotografi tjetër dy paramilitarë serbë i hedhin benzinë Hajrushit mbi kokë. Ai ishte vetëm 24-vjeçar kur u vra. Punonte kamerier në Bijelinë. Fotografinë e dytë e ka bërë Sërgjan Iliq. – Hajrushi nuk është viktima e vetme.

Janë vrarë shumë civilë shqiptarë në luftën e Bosnjës. Ata janë viktima. Si shoqëri shqiptare në Ballkan nuk dimë pothuaj asgjë për këta njerëz. Sepse institucionet nuk kanë bërë asgjë për të dokumentuar këto krime. Kemi institute të historisë në Prishtinë e Tiranë, Akademi Shkencash në Tiranë e Prishtinë, në Maqedoni shqiptarët kanë ndikim në jo pak institucione, kemi ministri kulture në tri shtete që mund të bëjnë diçka, kemi ministri të jashtme, kemi edhe institucione arsimore – askush, askush, askush nuk ka bërë gjë për këta njerëz, as shumica e mediave që kryesisht “investojnë” në ndotjen e ambientit publik për interesat e tyre kriminale.

Një libër nuk është shkruar për viktimat shqiptare në Bosnjë. E nuk është punë e vështirë të shkruhet një libër. Shtetet që i mbajnë shqiptarët në rajon duhet të ndajnë pak mjete për projekte që dokumentojnë krimet. Sot nuk dimë asgjë për Hajrushin dhe shumë shqiptarë të tjerë që thika gjakatare e kriminelëve serbë ua preu jetën. Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë shtete të pasura, por aq para kanë sa për të financuar një projekt për dokumentim të krimeve. Në çdo përvjetor të Srebrenicës politikanët shqiptarë bëhen sikur po pikëllohen për gjenocidin.

Por për bashkëkombësit e tyre të vrarë në Bosnjë nuk dinë gjë. Sepse ua ka verbuar sytë padituria, poshtërsia, mizoria dhe etja për të kontrolluar, vjedhur e plaçkitur çdo gjë.

Tani po na ulini në karrigë si agresor me Serbinë si viktimë

Për një minoritet pakicë, siç janë serbët e Kosovës, ne nuk mundemi të mbushemi Kosovën me kisha sllave serbe

Si ishte e mundur që kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në vitin 1990, si rezultat i një propogande dhe politike të asaj kohe (kjo njëherit ishte edhe kisha e kohës së Millosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës.

Nga cila gjykata është vërtetue kjo pronë e kësaj kishe, dhe kush ju jep juve të drejtën të apuzoni me tokat e Universitetit të Prishtinës?! Dhe me lojëra administrative po luani ju pa kurrfarë morali me këto veprime kur ndryshe keni cekur se ;''shqiptarët nuk po i dun serbët e as kishat në Prishtinë?! Kjo është rrenë e kulluar, se ne kemi thënë; Jo kulte fetare në pronën e Universitetit të Prishtinës,e sidomos për këtë kishë ortotokse serbe që dihet se si u ndërtuar mu në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Ju me peshkopijt e juaj po folni fjalë budallicë

Ja arsyeja; Situatat shumë alarmate që po arrisin kulmin,se i perket kulteve fetare dhe sot pas disa vjetëve të çlirimit të Kosovës, ky objekt fetar ortodoks,edhe pse ka prishur dhe penguar planin e ndërtimeve të fakulteteve dhe objekteve tjera përcjellëse në këto hapësira, askujt nuk po i pengon nga serbët dhe nuk dolet asnjëherë kundër kësaj,pasi keni një logjik nga korpatet jo njerëzore dhe juve i nderuar, z.Stojanoviq,ju ka humbur rruga në oborr ne nuk kemi faj.

Dihet se kjo kish tani është ndërtuar në vitet e 90-ta, dhe është ndërtuar nga pushteti i atëhershëm i Millosheviqit,, dhe thjeshtë është ndërtuar me dhunë, dhe atë në tokën e Universitetit. Po bile në atë kohë, më kujtohët shumë mirë (edhe pse nuk kishim fuqi ta ndalojmë) ka pasur reagime vet nga lidershipi i atëhershëm shqiptar i asaj kohe të Rugovës, e tani në këtë rastë problematik kemi të drejtën e reagimit ne e jo ju, sepse është ndërtuar pa vullnetin e shumicës, të shqiptarëve, të cilët në atë kohë ishin të pushtuar dhe diskriminuar para syve të tërë botës nga regjimi i Serbisë, pikërisht Millosheviqit, që më vonë u quajt edhe kasapi i Ballkanit, dhe tani kur jemi shtet me të gjitha të drejtat kushtetuese të një shteti, duhet ta ngrisim zërin fuqishëm dhe ky është një akt moral politik e kombëtar, e jo të jemi pasiv, siç që ishim ndaj Veriut të Mitrovicës,dhe ja si e kemi gjendjen n'at anë sot.

Sidoqoftë, kur kemi parasysh, se kisha ortodokse serbe e ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit është një shembull negativi vetë kryeqytetit e aq më shumë shëmtimit të kompleksit universitar. Pastaj ende pa u krye punimet të gjitha, por edhe sikur të ishte objekti i gatshëm për ceremoni fetare, banorë të komunitetit serb nuk ka në kryeqytet dhe as për rreth këtij objekti. Ja tani shumë mirë po kuptohet ku shtrohet pyetja; atëherë ç’ju desh kjo kish të ndërtohet në këtë vend Millosheviqit?! Arsyeja tash është e qart për të gjithë……

Dhe pas lufte nuk kemi mundur të kuptojmë këtë gjest të regjimit serb të asaj kohe dhe kishes ortodokse serbe e ndërtuar në token e Universitetit, atu ku kurrë nuk ka pasur objekte fetare çfarëdo lloji apo besimeve qofshin, dhe asnjë banorë serb, dhe ne tani jemi në dijen për ta kuptuar këtë problematik të kësaj kishe ortodokse serbe, tani ka shumë arsye për rrënimin e saj. Kjo ka mundur të ndodhë edhe gjatë kohës së ish-presidentit Rugova, që deri në 2006-të ishte në jetë dhe LDK-ja që po thonë se jemi si subjket politik më me përvojë, dhe kjo nuk ka ndodhë, atëherë por as tani me këtë politik të PDK, njëjtë këto dy subjekte politike, tani është koha me argumentet shumë të fuqishëm që kjo tani të ndodhë, rrënimi total i këtij objekti fetar ortodoks. Këtë çështje tani duhet ta ketë në konsiderat edhe komuna e Prishtinës e cila që nga vitet e 90-ta udhëheq me këtë komunë LDK Deri në 2013, tani të Vetëvendosjes, dhe janë njëmijë e njëqind arsyeje për rrënimin e kësaj kishe ortodokse serbe, dhe duhet vepruar me një afat të shpejt se edhe kjo kish nuk ka leje ndërtimi sidomos nga komuna tani kur jemi shtet me kushtetut, por këtu lypet profesionalizmi dhe guximi për të drejta shtetërore, dhe në mungesë të profesionalizmit ne kemi gabuar edhe në fillim të 2000-tës kur veriun e Mitrovicës e lam anash dhe ja sot realiteti andej?!.

Në të kundërtën, në raste se ky objekt fetar ortodoks serb, (siç po flitet) është futur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore për mbrojte nga shteti i Kosovës, vaj hallin për ata persona, zyrtar që kanë manipuluar me nënshkrimet e tyre mbi vlerat kombëtare dhe mbajnë përgjegjësi dhe së fundi do t’i japin llogari kombit shqiptar për këto nënçmime që vazhdimisht po bëhen nga disa zyrtar në dëm të kombit. Për këtë komuna e Prishtinës ta ketë parasysh këtë derisa nuk është bërë vonë siç u veprua edhe më Veriun e Kosovës, dhe tani gjendjen e kemi si e kem....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat