Përvjetor drejtësie!

Opinione

Përvjetor drejtësie!

Nga: Hisen Berisha Më: 22 korrik 2020 Në ora: 23:22
Hisen Berisha

Në 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të drejten ligjore e historike të shqiptarëve për të shpallur pavarësinë e Kosovës, reflektojmë besimin e pa luhatur në drejtësi si kategori universale.

Bazuar në këtë Kryeministrit Hoti dhe ekipi negociues për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, duhet që platformën për bisedime ta ndërtojnë mbi tre shtylla themelore si:

- Njohja e Kosovës nga SHBA, shtet i pavarur në kufijtë ekzistues;

- Gjykimi dhe Vendimi Gkykates Ndërkombëtare për Drejtësi, mbi të drejtën për shpalljen e pavarësisë;

- Përmbajtja germës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në çfarëdo vendimmarrje;

Kosovës nuk i duhet pajtim ekonomik me Serbinë por i duhet pajtimi politik. Pajtimi politik do të arrihet nëse Serbia pa kushte e njeh së pari pavarësinë e Kosovës e pastaj mund të arrihet normalizim raportesh përmes një pajtimi ekonomik e shumëdimensional e  zhvillimor.

Personaliteti i Kryeministrit Hoti, një model rugovian që përfaqëson tiparet e Presidentit të lavdishem Ibrshim Rugova. Trim i urtë, i kulturuar, i qetë, i ditur, zero egoizem si rezultat i nivelit arsimor të profilit të lartë akademik, konsistent në qëllime dhe parimor në veprim, kod të pstër gjenetik që e man të lidhur për vlerat e kombit në vendimmarrje, janë garancë e suksesit në përballjen politike me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat