Pasojat e fusnotës dhe të dialogimit pa reciprocitet

Opinione

Pasojat e fusnotës dhe të dialogimit pa reciprocitet

Nga: Prof.  Dr. Riza Smaka Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:56
Prof.  Dr. Riza Smaka      

Nga fillimi i dialogimit të përfaqësuesëve të Kosovës dhe të Serbisë, pala kosovare ishte dhe vijon të jetë inferiore.

Fillimisht, pala kosovare theksonte se zhvillonte “bisedime  teknike“ me atë të Serbisë.

Dihet mirëfilli se, nuk ka “bisedime teknike”, por, eventualisht,  bisedime politike për çështje praktike, pragmatike !

Për të qenë edhe më keq, pala kosovare, e kryesuar nga z. Editë Tahiri, duke zhvilluar “bisedime teknike” me palen serbe, në kundërshtim me nenin 1 të Kushtetutës së RK-së, ka  pas pranuar  që, emërtimi i  Kosovës të njolloset me fusnotë.

Rasti i tillë ishte dhe është i paprededencë në historinë e shtetit dhe të së drejtës!

Vijimisht, bisedimet apo dialogimet kosovare – serbe  gjithnjë  janë  zhvilluar pa  raporte reciprokisht të njëjtësuara në disfavorin e Kosovës, që prapë, është situatë e paparë dhe e padëgjuar në relacionet ndërshtetërore!

Në atë mënyrë, është krijuar një “ klimë  politike e pranuar implicite”, si e rëndomtë, në të cilën, Kosova  referuar Serbisë trajtohej  dhe deri tani trajtohet palë inferiore.

Së andejmi, pasojat e relacioneve asimetrike të tilla, edhe për shkak të dobësive funksionale evidente të  institucioneve publike të vendit tonë, shprehen në aktivitete serbe armiqësore e nëpërkëmbëse edhe në forma flagrante të  cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës!

Aktualisht , as Qeveria aktuale, e formuar në rrethana problematike  kushtetutare, me mbështetje minimale nga mandatet në Kuvend, e stërfryrë me numër enorm të z.kryeministrave, ministrave e ndihmëseve dhe këshilltarëve të tyre të tepërt e jo pak sish inmeritorë dhe krejtësisht të panevojshëm, nuk ka kapacitete funksionale, mbase, as vullnet dhe as vendoshmëri politike për t’i tejklaluar dobësitë e tilla me shumë tjera përkitazi me shkallën e lartë të korrupsionit,  të abuzimeve me autorizime publike,  të shpërfilljes së akteve ligjore në aplikim   ...

Referuar shkeljeve të shpeshta të territorit të Kosovës nga policia sërbe  si dhe impotencës  funksionale të Qeverisë aktuale të RK-së vlenë t’i adresohemi edhe Vendimit QRK,nr. 04-09 dt. 1.7.2020 për “shfuqizimin”  e Vendimit të QRK –së nr. 01- 04  dt.  22 shtator 2017 për emërimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjes së Kufirit Shtetëror!

Në atë mënyrë, Qeveria aktuale e RK-së, pa bazë ligjore, pa asnjë justifikim racional dhe para skadimit të mandatit ligjor, arbitrarisht e ka “shfuqizuar “ institucionin shtetëror kompetent për menaxhimin e  Kufirit të vendit tonë. Ndryshe nuk ka shtet  bashkëkohor qe nuk e ka dhe qe nuk e  mbështet institucionin shtetëror të vetë për menaxhimin e kufirit shtetëror.

Gjasat  e keqveprimit të tillë  të papërgjegjëshëm të Qeverisë aktuale të Kosovës ,nuk mund të mos jenë  qendrimet kundërshtare të saj me ato të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,  të  formuar   në datën  22  shtator 2017 e, prej saj, të “ shfuqizuar “ në datën 1. 7. 2020!

Sikundër dihet, Komisioni në fjalë, me  dokumente  zyrtare, burime shkencore, profesionale e teknike  të pakontestuara e ka pasë argumentuar faktin se, me Ligjin nr. 06- L - 060  për Ratifikimin  e Marrëveshjes  dt.  26 gusht  2015 për Kufirin Shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi, Kosovës padrejtësisht dhe pa asnjë farë baze politike as juridike iu kanë pasë coptuar,  grimcuar, pakësuar 8250 hektarë një një anë, ndërsa, Qeveria aktuale e RK-së, analoge me  ekzekutivin e  dt. 26 gusht 2015 dhe solidare me atë  të datës 21 mars  2018 iracionlisht e ka pasë kundërshtuar  pikëpamjen e tillë duke e “mbojtur” humbjen e konsiderueshme të territorit të vendit tonë, në anën tjetër.

Në mënyrën e tillë, Qeveria  aktuale e RK-së, duke iu “revanshuar” Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, vetëm e vetëm për hir të kryeneqësisë së përkushtuar  të saj për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, e ka konfirmuar humbjen përfundimtare të hiq më pak se sa të 8250 hektarëve të Kosovës, në një anë dhe, referuar cenimeve  të kohëpaskohshme të territorit të vendit tonë, në vend të reagimeve shtetërore adekuate, vijon vetëkënaqet me deklarata nebuloze me asgjë bindëse, në anën tjetër!RS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat