Plaçkitësit e popullit të cilët i votojë populli

Opinione

Plaçkitësit e popullit të cilët i votojë populli

Bardh Nëngurra  Nga Bardh Nëngurra Më 17 gusht 2020 Në ora: 22:05
Kuvendi i Kosovës

Shkaku se derisa ishim per pushime në vendlindje ( nga 11 korriku - 25 korrik ) së pari u infektue bashkëshortja ime me COVID 19 e pastaj edhe unë e djali i jonë i madhi fare pak kam mujt të percjell lajmet dhe rrjedhat politike dhe të perditshmënisë në Dardani.

Megjithate sot diku në nji postim të nji miku në FACEBOOK lexova se deputetët e Kuvendit të Republikës të Dardanisë kan votue ligjin që ju ndan secilit prej tyne nga 18.000 euro si pagë shtesë per angazhimet e tyne shkaku i pandemisë COVID 19.  Ende nuk po mundem me besue se diçka e tillë asht e vërtetë. Jo skam si ta besojë sepse vetem këtë vit kam pa se sa ligjin per raste të nevojave imediate per ndonji komunë të vendit të zgjedhunit e popullit per inate personale , shkaku i urrejtjeve partiake, shkaku i konflikteve partiake dhe regjionale nuk e kan votue. Po e ceku rastin se si qak edhe Kryetarja e Kuvendit nuk e votojë ligjin per rregullimin e impiantit të ujnave të zeza në Gjilan, apo tash që pati aq shumë diskutime per ndihem në 100 euro per qytetarët në kohen e pandemisë. 

Por mjeranet , hajnat dhe idiotet që e quejn veten deputet njizani votuen ligjin me ja nda vetës nga 18.000 euro. 

Unë jetojë në Norvegji që 31 vjet. Paga mesatare në këtë shtet që per mbi dy dekada llogaritet si shteti ma i pasun dhe me standard ma të mirin në botë per kokë banori , pra paga mesatare asht 3000 euro. 

Në Dardani deputeti e ka pagen 2200 euro, por pastaj ka edhe shtesat per seanca, per komisione parlamentare, per udhtime etj, etj dhe asnji nga ata nuk mbetet pa i marr secilin muej nga 3000 euro. Ndërsa paga mesatare në Dardani sipas asaj çka lexojë asht diku 150-200 euro. Kjo diferencë kaq e tmerrshme asht jo vetem padrejtësi, por asht ashiqare shtypje dhe perbuzje ndaj popullit si dikur në Mesjetë në sitemin Sklavopronar. Për mendimin tim deputetët e Kuvendit të Dardanisë jan hajna, janë plaqkitësa, jan krijesa të poshtra nga i pari te i fundit perderisa kaq paturpsishtë vjelin sa munden para nga buxheti i shtetit që mbushet me djersen e taksapaguesve të shtetit , ndersa per ata taksapagues as që qaj kokën se a kan bukë per femijët e vetë.

Nuk e kuptojë se cili qenka angazhimi ekstra dhe i mundimshem i deputetve shkaku i pandemisë për ta meritue ata nji pagë shtesë me 18.000 euro! Po ku asht pa kjo diku tjetër pos në at vend të shkretë ku jeton nji popull ahmak i padinjitet që nuk shef asgja pertej hundes së vetë. Faqet e portaleve janë me perplot komente ku banalishtë perplasen e shahen mes veti qytetarët  shqipfolësa të Dardanisë dikush sulmon Amerikën , dikush Qeverinë e vendit, tjetri Kryeministrin Prof. Avdullah Hotin të cilit ja dëshiruen edhe vdekjen kur moren vesh se asht dal pozitiv me COVID 19, të tjeret ngrisin në qiell Al-Bin Kurtin këtë mohues të shtetit dhe anmik të vendit nji njeri antishtet i cili sa mundet sulmon me shpifje e shamje Ameriken dhe mundohet me drejtue kahjen e zhvillimit të ngjarjeve të Dardanisë kah lindja, pra kah Rusia dhe Turqia , por askush nuk ban nji koment kunder hajnisë, kunder plaqkitjes diten per diell me ngritjen e duerve në seancen e Kuvendit të krijesave qyqare që populli i ka votue dhe e kan emnin DEPUTET.

Populli mjeran, populli injorant, populli i pa arsimuem heshtë. Ky popull mirret me rrenat dhe shpifjet si dhe e fantazitë që i ban Al-Bin Kurti kundër Amerikës, ky popull mjeran e perkrah ate dhe e shan , e kerrcnon dhe e sulmon secilin që nuk pajtohet me veprimet , me deklaratat dhe me angazhimet e Al-Bin Kurtit, por ky popull nuk asht në gjendje me dalë i madh e i vogël me shkue para Kuvendit dhe me ju thanë deputetve hajna te paftyrë se ato 18.000 euro nuk i meritoni dhe nuk guxoni me i marr. 

Lexues të nderuem, unë bashk me bashkëshorten time si gjithmonë edhe këtë vit shkuem në Vendlindje në Istog me 11 korrik. Planet i kishim me ndejt atje deri pas ndrrimit të viteve. Mirpo grueja ime u ndie keq diten e tretë që ishim atje. Meqense ka pas nji operacion me BAIPASS me ç`rast i kan ndërrue nji valvulë të zemrës dhe pasi edhe nji valvulë tjetër nuk funksionon si duhet neve kerkuem ndihën e nji kardiologu. Me preferencen e nji miku shkuem në Klinë në ordinancën KEKA MED ku e kontrollojë per mrekulli Dr. Agim Krasniqi. Ultrazani tregojë se valvula asht keqësue dhe se duhet sa ma shpejt të fillohet me nji terapi intravenoze per ta ulë pulsin e zemrës që ishte teper i naltë e pastaj të shifet mundesia per operacion dhe rregulimin e valvulës. Na dha udhëzimin të shkojmë në Pejë, por meqense djali i madh i joni sa kishte ardh nga Pushimi nga Kroacia unë i tregova ati me telefon se gjendja e nanës asht e keqe. Ai kerkojë të shkojmë në Prishtinë dhe ashtu veprova. Po shkruej pa asnji shibël në gjuhë. Neve kemi miqësi të madhe familjare me ish Deputetin, ish Ministrin Prof. Haki Demolli dhe djali i tregon Hakiut rastin tonë. Hakiu therret Dr. Faik Shatrin dhe e lutë që ai ta ban nji kontrollë të zonjes time. Shkuem bashk te Dr. Faik Shatri, dhe meqense ai kishte masken unë se njofta. Dr. Faiku fillojë me bisedue me gruen time por me fjalor mjeksor dhe unë qe e dija se grueja ime mundohet shumë kur flet pastaj isha i sigurt se ajo aspak spo e kupton se çka po e pyet dhe çka po i thotë Dr. Faiku e pasi edhe e di në detaje natyren e smudjes dhe gjendjen shendetsore të grues time per ta lehtësue komunikimin nderhyna , por Dr. Faik Shatri paturpësishtë mu ngermue me nji arrogancë tipike banale shqiptare. Mbylle ti unë duhet me folë me pacienten. Kishte fat që ishte Prof. Haki Demolli prezent se njihere me ka shkue mendja me ja fut nji shpullë ftyres per atë sjellje rrugaqe që aspak nuk i ngjan nji mjeku. U permbajta dhe kur ai pau se nuk mundet me komunikue me pacienten spontanisht u drejtue kah unë. Nejse edhe Dr. Faik Shatri kostatojë ashtu si kishte konstatue ditë ma parë Dr. Agim Krasniqi në Klinë. Por per befasinë time sherbimi i Dr. Agim Krasniqit në Klinë kushtojë 15 euro ndersa i njejti sherbim te Dr. Faik Shatri kushtojë 50 euro.  Deshta të reagojë, por djali nuk me la , me luti të heshti. Pasi kreu punën Dr. Faik Shatri fillojë më me tregue se si po më njef dhe se po i kujtohem kur unë kam punue në Posten e Istogut. Tash pasi i curri 50 euro mori me telefon nji Dr. në QKUK që e kishte emnin Jahir. E luti që ta gjejë nji vend per gruen time per tja dhan terapinë intravenoze. Na dha edhe numrin e telefonit të Dr. Jahirit, Kur shkuem në QKUK , Prof. Haki Demolli e thirri Dr. Jahirin dhe e njoftojë se kemi ardh me porosinë e Dr. Faik Shatrit. 

Shkoni në dhomën e pranimit i tha Dr. Jahiri dhe neve hym aty. Kemi prit 1 orë e 50 minuta derisa ai Dr. Jahiri erdhi dhe kur erdhi as që na pershendeti vetem i tha mjekës që ishte aty ne cilen dhomë me e dergue pacienten. 

Me lejoni ta pershkruej pak gjendjen e asaj dhome që i thojshin dhomë e pranimit apo urgjenca. Aty kishte katër shtreten dhe në ata shtretën infermierët i shtrinin  dhe ju jipnin ndihmat pacientve që vishin dhe delshin nga aty por asnjihere ai krevat nuk dezinfektohej pasi nji pacient ikte dhe aty e shtrijshin pacientin tjeter. Kjo sjellje mue me tmerrojë e aq ma shumë tash në kohen e kësaj pandemie ku gjasat me u shtri aty dikush me virusin COVID dhe pastaj pasi shtrihet aty pacienti tjetër me u infektue ishin shumë të medhaja. U tmerrova se si i erdh puna grues time me perjetue atë tmerr dhe isha i sigurt se ajo do infektohet.  Veq kësaj ishte e tmershme bisedat me za të naltë që i bajshin mes veti infermieret dhe mjeket. Ata folshin me za aq të lartë sa njeriu i shendosh do fillonte me pas kokë dhimbje e jo ma ata që ishin të smuet. Gruen time e vendosen në nji dhomë në repartin kardiologjik dhe aty kishte pak ma shumë pasterti. Mirpo aty ishte nji anomali banale. Në nji dhomë ishin mashkuj dhe femna. Kjo per mue ishte tmerr. Ishim para aktit të kryem dhe e luta gruen mos të merzitet deri  të nesermen dhe do shofim si ja bajmë. Mirpo gjatë natës ndodhë nji aksident. Grueja në gjum arrinë me nxjerr gjylpanen e intravenozes dhe ate e kaplon gjaku. Zoti e din sa kohë ka qenë ajo ashtu. Motrat në gjum diku apo zoti e dik ku . Rastësishtë e shef nji pacient dhe ai pisket dhe kerkon ndihem. Vjen nji motër dhe kur e shef gjendjen në vend se me u sjellë me keqardhje ajo paturpsishtë i drejtohet grues time me këto fjalë; , cka ke ba oj lopë , po pse ke livrit dhe u detyrova me e prishe gjumin. Ja ven gjylpanen perseri në venë dhe largohet pa ja pastrue gjakun. Grueja e merr telefonin dhe na therret neve. Ishte ora 5 e mengjesit. Shkuem dhe kur e pam gjendjen neve insistuem me e nxjerr nga aty. E morem pothuej me dhunë dhe perpak u kacafytem fizikisht me doktorret aty. E derguem në spitalin Amerikan. Ata nuk e pranuen pa e ba testin per COVID. Testin duhej ba vetem në QKUK. Aty tash na thanë se per neve nuk ka test. E kemi perbuzë atë spital. Derisa pritshim në oborr me gruen në makinë gjendja e sajë u keqësue teper dhe u detyruem me angazhue nji ministër që asht familjar i grues time dhe tek pasi ai intetrvenojë ja ban testin. Erdhem në shtepi të djalit në Fushë Kosovë. Por nji Mjek që e thirrem dhe erdhi e e kontrollojë na preferojë me i ndihmue me oksigjenoterapi. Thirrem në QKUK dhe thanë se nuk kan i kan vetem disa sosh dhe ato jan të zanuna. Djali permes nji miku mori vesh se ka me ble dhe shkoj e e gjeti e kishte ble 1300 euro nji aparat dhe e solli . Me at aparat e kemi mbajt gjallë nji javë dhe pasi pak u permirsue e morem në makinë dhe u nisem per Norvegji. Ajo ishte pas infektue me virusin COVID 19. Kur erdhem në Norvegji pas 36 orve ngasje të vetures pa u ndalë kund erdhen dy autoambulanca dhe edhe helikopteri dhe e dergojë në spital ku u sherue pas 5 ditve dhe erdhi në shtëpi. 

Këtë histori personale e shkrova jo per ta tregue apo per ta ba publik rastin tonë , por per ta pasqyrue gjendjen e mjekësisë në Dardani, per ta pasqyrue at mjerim atë banalitet dhe ato plaçkitje që mjeket ja bajn qytetarve ku qak edhe në QKUK familjari i pacientes duhet me ble ilaqet dhe mjetet që i nevojiten mjekut per pacientin.  Dhe tash po i pyes  ata deputetet hajna që ja ndanë vetes nga 18.000 euro a kan ftyrë ata?!  A nuk do ishte ma mirë që ato 18.000 euro që ja ndan vetes që në total bajnë 2.160.000 euro me i investue në shendetsi, me ble mjete per QKUK-në. Per shembull, me ato 2.160.000 euro do i blejn 1661 aparate per oksigjeno terapi e me të cilet do ndihmonin pacientet e semuer me COVID dhe të tjerë që vdesin shkaku se nuk ka aparate me ju ndihmue frymarrjen me oksigjen.

Gjendja që aty ishte, ishte e tmerrshme, por per atë gjendje nuk ka faj ministri aktual z. Armend Zemaj, per atë gjendje fajet i kan të gjitha qeveritë dhe të gjithë ministrat e shendetsisë si dhe të gjithë deputetet e Kuvendit të shtetit që nga legjislatura e parë e deri sot.

Në fyt ju mbetshin ato 18.000 euro. I perdorshin familjaret e juej per arkivolet e jueja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat