Vrojtim mbi situaten e krijuar nga Covid19.

Opinione

Vrojtim mbi situaten e krijuar nga Covid19.

Nga: Ramadan Beshiri Më: 23 gusht 2020 Në ora: 10:00
Ramadan Beshiri

Shumë nga lexuesit do të më kritikojm se po e luaj “ekspertin”, mirpo parimisht kanë të drejtë, sepse pandemia është dashur të analizohet nga ekspertet shëndetësor, dhe jo nga një Sociolog. Mirpo kontributin tim, do mund ta jap në vrojtimin e gjendjes në vendin tanë, si kirurg i shoqëris (Sociolog) do të jap kontribut nga këndi i Sociologut vrojtues e hulumtues, madje edhe nga këndi i një qytetari të informuar i cili sheh diçka përtej kufirit medial e servues nga mjetet e informimit.

Kam arritur të meditoi gjatë dhe kam ardhur në një konkluzion tejet krucial, se vdekjet e fundit janë si rezultate i covidit19, mirpo ka vend për dyshime të thella se nga pakujdesia dhe sistemi i brisht shëndësore ndërvite kemi pësuar kaq shumë humbje.

Pse? Sepse historia personale e gjithësecilit pacient duhet të jetë e regjistruar në databazat e zingjirit shëndetësor, duke filluar nga qendrat familjare deri tek spitalet kryesore brena territorit tanë, nëse në vitin 2010 jena vaksinuar si pasoj e ndonjë virusi/gripi do duhej të figuronte dhe të udhëzohet pacienti paralel me historin e tij të shëniar n’batabazë, dmth çfare po dua të them bukëfalisht është se qytetar/e kanë jetuar me sëmundje shoqëruese ndër vite duke mos e ditur se vuajn nga sëmundje, shembull: diabeti, yndyra në gjak, sëmundjet kronike, alergjitë e mundëshme, etj. Dhe ai vetëm pas 40 vitesh shembull ka kuptuar se vuan nga ndonjë anomali.

Nëse qytetari/pacienti do të informohej drejtë, do kishte kujdes dhe masë të shtuar, sepse janë të specifikuara edhe barnat për një pjesë që kanë alergji, mos informimi është vdekjeprurës. Mirpo në spitalet tona, diagnoza e tij zbulohet vetëm pas vdekjes dhe i kumtohet familjes së të ndjerit se i ndjeri ka qenë me sëmundje shoqëruese dhe si pasoj imuniteti i tij ska përballuar edhe covid19 si pandemi e njohur botërisht.

Sistemi arsimore nga paslufta do duhej të japin përgjegjësi fillimisht, sepse arsimi jokualitative sjell mjek të papërgjegjëshem, dhe të dyja kur janë të brishta sjellin katarahur për qytetaret. Republika e Kosovës është një laborator eksperimental, në të cilin bëhen prova nga djem e vajza të pa kualifikuar se si të realizohet një ineksion ose infuzion, pas 10 tentimesh zbulohet enët e gjakut dhe qytetari torturohet në shtratin e spitaleve tona. Jeta e qytetarit vlerësohet mbi bazën e lidhjeve me ndonjë pushtetar, ose mbetet në mëshirën e Zotit edhe pse me çdo drejtë ndërkombëtare duhet të trajtohet me barazi.

Jeto 50 vite asnjë ankesë nuk ka pasur, e vërtetë sepse sistemi i brisht nuk ia ka zbuluar se ai/ajo vuan nga diçka, dhe vetëm pas infektimit me virusin covid19 dalin në pah problemet shoqëruese!
Kosova e dashtun, nuk po bëhet asesi qe 20 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat