Donald Trump dhe Josep Borrell, Serbia po e kolonizon Kosovën

Opinione

Donald Trump dhe Josep Borrell, Serbia po e kolonizon Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 15 shtator 2020 Në ora: 08:38
Rexhep Torte

Zotërinj Donald Trump dhe Josep Borrell, mos lejoni tu mashtrojë Serbia. Përkundër të gjitha krimeve dhe spastrimin etnik që Serbia i kreu në Kosovë, përkundër përpjekjeve tuaja për paqe në Ballkan, ajo po e vazhdon  politikën e saj ekspansioniste në Kosovë.

Serbia me mijëra kolonë serbë ka filluar ta kolonizojë  veriun e Kosovës në komunat Leposaviq dhe Zveçan, duke i vendosur në shtëpi luksoze të ndërtuara në trojet shqiptare,

dhe të financuara nga Qeveria e Serbisë dhe nga  Kina. Serbia çdo familjeje të këtyre kolonëve serbë u ka   caktuar edhe pagë të majme mujore. Pjesa dëmuese e e këtyre kolonëve  që Serbia po i vendosen në veriun e Kosovës, nuk kanë banuar asnjëherë më parë në Kosovë. Ky është nje absurditet kur kemi parasysh se dhuna e Serbisë në

Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99 i detyroi familjet shqiptare të largohen nga trojet e veta, ndërsa tani lejohen kolonët serbë ta pushtojnë veriun e Kosovës.

Sipas informacioneve ky projekt kap shumën prej miliona eurove që i siguron Qeveria e Serbisë  me ndihmën e Kinës.

Serbia me realizimin e këtyre projekteve ogurzeza, synon të vendosën sa më shumë serbë në Kosovë, që më vonë ti përdorën për instalimin e qeverive proserbe, ngjashëm siç veproi në zgjedhjet e fundit në Malin e Zi.

Zotërinj Donald Trump dhe Josep Borrell, Ju i keni ambasadat dhe përfaqësitë Tuaja në Kosovë që me siguri Ju dërgojnë raporte për këto veprime kolonizuese dhe luftën xitëse  të Serbisë në Kosovën paqedashëse, ndaj shpresojmë se do të reagoni shpejt për ta ndaluar këtë veprim kolonizues  të Serbisë.

Kaluan dhjetë ditë nga Marrëveshja e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në prani të presidentit Donald Trump. 

Për fat të keq  më datë 14 shtator 2020 në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën lajme, patëm rastin të lexojnë informatën me titull “Mijëra serbë pushtojnë veriun ! Shqiptarët në ankth!”, nga gazetari Nehat Shaqiri. 

Në këtë informatë thuhet  se këtyre ditëve në veriun e Kosovës  në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, mijëra serbë  filluan ti popullzojnë trojet shqiptare, që don të thotë popullzim serb në tokat e Kosovës.

Pjesa dërmuese e këtyre serbëve  që po i popullzojnë trojet shqiptare nuk  kanë jetuar asnjëherë  më parë në Kosovë, por janë  serbë kriminelë  që janë liruar nga burgjet e

Serbisë  dhe si shpërblim për krimet e kryera në Kosovë, tani kanë marë shtëpi të reja luksoze që i ka ndërtuar Qeveria e Serbisë me ndihmën financiare edhe të  Kinës, për

serbët që duan të jetojnë në Kosovë. 

Për ndërtimin e këtyre qendrave të banimit për serbët në trojet shqiptare, Qeveria e Serbisë  është duke realizuar projektet  e saj kolonizuese dhe okupuese  në veriun e Kosovës me ndihmën edhe të Kinës.

Në ceremoninë e dhenies së çelësave të këtyre shtëpive serbëve kolonë  ardhacakë ka marë pjesë edhe Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 14 shtator 2020, po në rubrikën lajme, patëm rastin të lexojmë gjithashtu edhe informatën me titull “”Mjerim dhe turp. Veprim i

radhës kundër shqiptarëve, hesht Qeveria e Kosovës”,  informatë nga portali i profesorit universitar Milazim Krasniqi.

Në këtë informatë thuhet se, Qeveria e Serbisë këto ditë po ndërton një mur me tela me gjemba  në Miratoc përmes tokave shqiptare.

Sipas profesorit për fat të keq huk po reagon as Qeveria e Kosovës, as opozita  dhe as Qeveria e Tiranës.

Zotërinj  Donald Trump dhe Josep Borell, është e udhës që të ndërmerrni hapa konkretë kundër Serbisë, që menjëherë ti ndërpret këto veprime provokuese dhe kundër paqes

për të cilën po angazhoheni edhe Ju.

Nuk duhet të lejoni që Serbia agresore gjenocidale të sjellet në këtë mënyrë duke mos i përfillur fare sugjerimet dhe angazhimet Tuaja për paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe në tërë Ballkanin.

Me siguri i keni ndjekur deklaratat provokuese e prepotente të  Serbisë pas nënshkrimit të Marëveshjes Kosovë-Serbi për normslizimin e marrëdhënieve ekonomike, nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington.

Këto veprime anti shqiptare dhe anti njerëzore të Serbisë bien ndesh me përpjekjet Tuaja për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi dhe në Ballkan.

Këto veprime të Serbisë tregojnë se Serbia e sotme ende paraqet rrezik për paqen në Ballkan dhe se Serbinë duhet ta  disiplinoni dhe ta reformoni, përndryshe Serbia e sotme

nuk dallon  aspak nga Serbia në Kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, sepse edhe Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë ka qenë ministër dhe bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat