Ekskursion qeverisje

Opinione

Ekskursion qeverisje

Nga: Mustafë Kadriaj Më: 2 tetor 2020 Në ora: 18:15
Mustafë B. Kadriaj

Po filloj me një kërkim falje për lexuesit për këtë reagim timin për faktin që secila qeverisje me e pashpresë se tjetra. Pra të ju reagon qeveritarëve është respekt sepse po interesohesh për këtë specie për fat të keq në rritje pra parimisht duhet injoruar por çka të bëjmë nuk po mundesh me hesht para këtyre përformacave qe e nënçmojnë qytetarin që nga paslufta. Për më qenë korrekt me kujtesën sepse ne shpejt po harrojmë si duket që harresa është cilësi e popullit tonë dua të ndalem pas shpalljës së pavarësisë ku qeveria ishte ekskluzivisht në duart e një njeriu ku i gjithë kabineti ishte dekor pra kryeministri Thaçi prente dhe qepte vet, duke vazhduar me të qeverisurit e Isa Mustafës një politkan që i përballoi tri epokave në skenën politike pra viteve 80-ta duke vazhduar në vitet 90-ta dhe që nga pas lufta në skenën politike me pozita te lakmueshme si kryetar i Prishtinës dhe kryeministër vendi ku për dallim nga Thaçi, z.Isa Mustafa me një sjellje si pika e shiut ku me butësinë e saj e shpon edhe gurin pra një rehabilitim perfekt i vetvetes në skenën politike.

Republika e Kosovës vazhdoi me të qeverisurit e z.Haradinaj i cili për dy vite e gjysmë të gjithë buxhetin ia dedikoi komoditetit të vetes që nga gardëroba duke vazhduar me dreka dhe pushime deri në komplesim të kancelares Gjermane me pushime në San Morris ku ajo u deklarua që nuk kishte vizituar. Normal që si rezultat i një sjellje kryeneçe të ish kryeministrit Haradinaj qytetari kishte gatishmëri për një qeverisje ndryshe dhe partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike shfrytëzuan këtë gatishmëri duke premtuar ndryshimin por me tu certifikuar si fitues u dëshmua e kundërta duke u tej zgjatur bisedimet në mes të dy subjekteve dhe me të krijuar qeverinë nuk u deshën më shumë se 55 ditë për të rrezuar qeverinë Kurti, jo nga opozita por nga partneri i saj LDK.

Por qëllimi im është tek përformanca e kryeministrave pra ish kryeministri Kurti qytetarëve iu ofroi përformancë të një burrështetasi ku udhëtonte në aeroporte vet me një valixhe, maskën në fytyrë dhe i ekspozuar para qytetarëve të cilët i thurnin vargje pamarre parasysh qe nuk ishte përfaqësim dinjitoz i shtetit ishte e pranueshme si një lider i brumosur me ide majtiste por me të marr mandatin kryeministri aktual z. Hoti në vend që të jetë një kryeministër që në agjendë të tij të jenë investimet, zhvillimi ekonomik tenton që të tejkalon z. Kurti duke marr bukën me veti dhe varësi i tij z.Selmanaj promovon kryeministrin kursimtar njëherit edhe bujar duke i lutur edhe për të ndarë bukën e gojës (sandviçin)e tani kur flasim në takimin e dy qeverive rrugëtimin e bëjnë me autobus duke bërë që qytetari t’i harrojë hallet e veta. Pra një sjellje e kryeministrave nga njëri ekstrem në tjetrin por vetëm normal jo e them këtë sepse ngecja e zhvillimit ekonomik nuk është si rezultat pse kryeministrat nuk kursyen në dreka dhe udhëtime por në mos menaxhim.

Dhe për këtë marr guximin që t’ju them që të keni udhëtim dinjitoz sepse nderoni shtetin po ashtu edhe me dreka dinjitoze sepse qytetari ju kupton por gjithnjë duke iu përmbajtur parimit hani, shpenzoni por mos e teproni. Meqë Kosova qeveriset nga z. Hoti është normale që poligoni i qitjes është qeveria Hoti e për faktin që këtë detyrë nuk ia imponojë askush por e ka rrëzuar nga pushteti ish kryeministrin Kurti me pretendimin për të qeverisur më mirë dhe si një ekonomist me ide liberale për një ekonomi të lirë do të duhej të kishte plane për zhvillim ekonomik e jo të ushqehet me sandviç e të lëviz me autobus dhe pamarre parasysh që keni menduar që të fitoni poenë politik përkundrazi jeni bërë objekt i të qeshurave për faktin që pjesa dërmuese e qytetarëve kanë vetura personale e për racion kanë më të begat sesa një sandviç. Pra këto sjellje tuaja na kthejnë në një nostalgji të viteve 80-ta e 90-ta ku si nxënës në ekskursion na përgatitnin ushqimin tek shpija nënat tona e për ekskursione jubilare udhëtonim me autobus ashtu sikurse kryeministri aktual mos të harrojmë edhe ushqimin me vete sikurse kryeministri në fjalë.

Për fund meqë jemi në takimin e dy qeverive me moton "Së bashku Pakufi" do ju drejtohesha me një lutje nga toka në qiell duke iu lutur në Zot nëse nuk besoni në Zot, në zotat apo idolat tuaj që ky abuzim deri në përçmim ekstrem të qytetarit të ketë kufi sepse këto përformanca tuaja tek qytetari sjellin neveri duke u ndjerë keq që janë të njëjtit nacionalitet dhe jetojnë në një shtet me ju. Nëse e doni qytetarin bëni sjellje dinjitoze, shpenzime dinjitoze, qeverisje dinjitoze ashtu siç është qytetari ynë dinjitoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat