Larg duart nga shteti!

Opinione

Larg duart nga shteti!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:20
Melihate Tërmkolli

Në Kosovë nuk ka myslimanë si përcaktim kombëtar apo shtetëror! Ka shqiptarë dhe qytetarë të komuniteteve tjera të cilët në aspektin fetar besojnë ose praktikojnë fe të ndryshme, si islame, katolike, ortodokse etj. Besimi fetar është çështje para së gjithash shpirtërore, krejtësisht personale e private e secilit individ.

Fyerja e të shenjtëve të cilësdo fe nuk është zgjidhja, sigurisht. Aq më pak është zgjidhje, prerja e fytit a kokës pjesëtarit të fesë a besimit tjetër në emër të të shenjtëve.

Nuk dëgjova as lexova që dikush ose ndonjëri nga këta “jurishnikët” që e quajnë veten “ myslimanë” të ketë reaguar për vrasjen me prerje në fyt të profesorit në Francë në emër të Profetit!.

Pse bëjnë kaq zhurmë atëherë! Sepse janë kombëtarë? Jo! Sepse janë besimtarë? Jo! Sepse janë atdhetarë? Jo! E dinë ata pse bëjnë zhurma të tilla, por edhe qytetarët po e kuptojnë pse-në e këtyre zhurmave.

BIK-u, shumë gjatë u fsheh pas ekstremizmave. Duhet zbuluar fytyrën e vërtetë të tyre. Shteti duhet të veprojë me ligj.

Prandaj, larg duart nga shteti! Kosova është shtet laik, anipse edhe krejt batakçinjtë e politikës përpiqen t’i japin një kuptim tjetër edhe shtetit edhe feve për një votë të qytetarëve, për pushtetin e tyre dhe pak më tepër!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat