Kimete Berisha: Shqiptarët gjithmonë me do këngë dramatike...

Opinione

Kimete Berisha: Shqiptarët gjithmonë me do këngë dramatike...

Nga: Kimete Berisha Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:28
Kimete Berisha

Shqiptarët gjithmonë me do këngë dramatike.

Kur e dëgjon këngën e Peristerit ta merr mendja u shfaros Shqipëria, ka sharru Butrinti n'tokë, na ka përbi deti, s'u mbet kush mbi atë tokë, veç kjo këngëtarja është çartuar pasi ka mbijetuar për të treguar se si është përndjekur nga bota e përtejme me mesazhin se Zoti nuk e fal, dhe se si bota ka ra mbi të.

Shqiptarët gjithmonë me 'fjalë të mëdha' e 'shkruajnë' artin, gjithmonë me fjalët e fundit!

Dashuria në këngët shqiptare nuk është e butë, por është gjykatë me shpatë në dorë!

Nuk ka dashuri që del e gjallë nga kënga shqiptare sot!

Çdo gjë dramatike dhe tragjike për shqiptarët është 'artistike'!

Prandaj, kënga shqip 'shuhet' shpejt, nuk krijon kujtime, sepse e ushqen trishtimin!

Ai ventilatori që ia fryente flokët e ngjitura, derisa e bërtiste këngën dhe çirrej, ia shtonte edhe më shumë dramaticitetin situatës!

Këngë që të shqetëson dhe të nervozon dhe se të duket sikur në fund të këngës, këngëtarja do të pëlcas nga trishtimi dhe vendos të shkojë drejt 'flijimit'!

Por shyqyr që të huajt nuk ia kanë kuptuar tekstin!

Më lehtë dhe më kiç se të jesh dramatik s'ka.

Si të jesh 'cool' kur ke mbetur vetëm, pa shokë, pa pare, pa punë, i përzënë nga atdheu, pa dashuri - ky është arti.

Ta duash veten, kjo është çështja.

E jo ta duash veten-vetëm nëse të do dikush.

Mos ashtu!

Askujt nuk i pëlqen dikush që i këndon fundit të jetës.

Sepse, arti është dashuri, e dashuria vazhdon...

(Mua më pëlqeu kënga e Francës aq shumë, sa më erdhi keq pse ka përfunduar në Eurovizion!

P.S. Italianit që u drogua Live në festival, nëse nuk i merret çmimi mbrapshtë, shumë keq.

S'është edukatë kjo.

Është arrogancë e madhe të drogohesh para miliona të rinjëve me mesazhin se 'droga të ndihmon të jesh i suksesshëm dhe i pari'!

Nuk është e vërtetë, djem e vajza!

Lumturia nuk është gjethe! Nuk është ilaç. Nuk pihet, nuk hahet.

Kur nuk e lyp-e gjen!

Kur e gjen- nuk e njeh.

Derisa të njoftohesh me të, s'të duhet më!

A ka dikush që i merr lakmi kësaj kulture të lodhur evropiane, që mbahet gjallë nga halucinacionet dhe nga gjallëria e rreme?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat