Partitë politike nëpër komuna bëjnë degradim me kandidatë për asamblistë!...

Opinione

Partitë politike nëpër komuna bëjnë degradim me kandidatë për asamblistë!...

Nga: Sami ARIFI Më: 5 gusht 2021 Në ora: 07:37
Sami Arifi

Partitë politike në komuna mund të kenë rritje të tyre vetëm atëherë kur në ballë për zgjedhje lokale nominojnë për kryetar komune, po edhe për asamblistë persona me kredibilitet të mjaftuar, të cilët në kuvend komunal do të jenë zë i fuqishëm i qytetarit e jo shërbëtor të interesave politike të individit.

-Nominimi i kandidatit për asamblist komunal duhet të jetë i dëshmuar familjarishtë, nëse ai nominues përnga mosha është i ri apo personalisht i dëshmuar nëse është i vjetër, për rrjedhën e ngjarëjeve politike të popullit nëpër kohë historike të çështjes kombëtare.

-Kandidati i nominuar për asamblist në kuvendin komunal t’i plotsojë konditat, ai të jetë i nivelit të naltë profesional në atë mënyrë që ai të ketë njohuri në segmente të caktuar në shtjellimin e temave në kuvendit komunal për t’i dhënë legjitimitet ligjor projekteve të caktuara në formën profesionale.

-Në të kundërtën, nominimi i kandidatëve pa kredibilitet për asamblistë me nivel të ulët arsimor, pa kurrëfarë edukimi familjar nga familja e tij për çështjen e ngjarëjeve historike të popullit tonë nëpër kohë, për mos të thënë me familje ishte në shërbim të okupatorit deri në ditën e djeshme, të tillët bëjnë jo vetëm ngecjen zhvillimore të shtetit të porsaformuar të RK-së, por e bëjnë edhe më të vazhdoi degradimi, jofunksionimi ligjor i shtetit tonë.

-Degraduesit e shtetit të RK-së vepruanë në dritë, prandaj edhe i njeh populli, duke e uzurpuar pasurinë e shtetit, duke e bler tokën e shtetit të RK-së përmes pazareve të serbëve në shtetin e Serbisë, “kinse” ca serbë të RK-së që tashmë jetonë në Serbi, “kinse” paskan bërë ndërrim pronash, madje me dhjetëra hektar tokë “kinse” duke i dhënë tokën private personale në kompenzim me pronën publike të RK-së, krejtë kjo për çmim në pazar për t’iu shitë matrapazve shqiptarë tokën e RK-së nga sebë në Serbi, madje me dhjtra hektar kur dihet se asnjë serbë në Kosovë nuk kishte mbi dy eventualisht tre hektar tokë.

-Degraduesit e shtetit të RK-së janë ata që morën me qindra hektar tokë publike shtetit tonë përmes të ashtquajturit “Spinof special” pa pagesë apo me një simbolikë pagese, pa e punësuar asnjë punëtorë, pa i dhënë prodhim shtetit, duke e lënë djehrrinë këtë pasuri të uzurpuar, madje nuke mos i paguar shtetit RK-së as tatimin e pasurisë së uzurpua nga shteti ynë.

-Nominimi i kandidatëve për asamblistë nëpër komuna nga partitë politike po e degradon edhe më shtetin e RK-së, po ndikon në zbrazjen e popullatës nga RK-së përmes shpërnguljeve në shtetet perëndimore, thjehtë po ngulfatë proceset zhvillimore në vendin tonë, po ngulfatet demokracia në vendin tonë nga kastat politike në RK-së si në arsim, kulturë, administratë, shëndetësi e të tjera, meqë pa popullat nuk ka oferta për punë, pa punë nuk ka jetë, prandaj ka zbrazje, redukim të nxënësve nëpër shkolla dhe redukime në të gjitha fushat e tjera të jetës.

-Uroj që kësaj radhe në zgjedhjet lokale të nominohen për kryetar dhe asamblista ata që kanë sjellje të ndryshuara për të mirë, për të na ndryshuar gjendja për të mirë në funksionimin ligjor në shtetit tonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat