Kosova si i vetmi shtet në botë pa shtyp ditor ose periodik!

Opinione

Kosova si i vetmi shtet në botë pa shtyp ditor ose periodik!

Nga: Agron Shabani Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:09
Agron Shabani

Kritika dhe filozofia e artit në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se  tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur krijuese ose artistike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ia bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale, edhe vlerat dhe aspiratat tona krijuese ose artistike. 

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të 'kapitalizmit të ri' evrolindorë ose ballkanikë të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i "një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë politik, ushtarak, finansiar,  tregtar ose ekonomik" ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie "mono-dimensionale" për t´u shërbyer "elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike" që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë. 

Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative.

 Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e industrisë ose ideologisë sundimtare, partiake ose politike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.  

 

Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për artin, kulturën, letërsinën, shkencën, teknikën, popullin (komin), shtetin, pustetim, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i saj real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe  ideologjisë sundimtare ose dominuese. 

Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste (si Kosova etj.)-, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, shkencor, kulturor, politik, diplomatik etj.,përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. 

E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

Nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, artit, shkencës, kulturës, informiit, shtetit, pushtetit, politikës ose

diplomacisë në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik: Edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Ndonëse, përmes elitave shkencore, intelektuale, politike ose diplomatike, gjegjësisht, kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, paraqet konceptin dhe modelin paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globalen ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionë, ëndërrave, dëshirave, dashurisë, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore, qytetare ose shtetrore dhe nacionale, që e bëjnë çlirimin e subjektit, për të gjetur lidhjen midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë " opus magnus" ose "general intellect". 

Kjo mbase është vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. 

Edukata dhe kultuta janë konstruktë , instrument ose frytë i arsyes njerëzore ose qytetare, dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore ose qytetare. 

Për me tepër ndërkaq, në një shoqëri të paavancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese,- si puna e transformimit të kulturës dhe informimit në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënieje me praksisin, bën të pamundur integrimin e artit dhe kulturës në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike. 

Midis motiveve ose stimujve të të kritikës së artit, informimit dhe kulturës në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Me ç'rast, kultura dhe informacioni, paraqesim imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare, kulturore ose politike që nuk ekziston fare. Duke i stisur, mbuluar,, valorizuar, glorifikuar ose disajnuar kushtet ose rrethanat materiale ose ekzistencialiste, ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e këqia politike, sociale, ekonomike dhe të tjera të ekzistencës ose mbijetesës.

Është teza e kulturës dhe informacionit si ideologji shtetrore, nacionale dhe politike, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit( me misionin, diskursin ose narrativin e sforcuar si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet të lartë shtetror dhe nacional.

Ndaj, për dallim të mediokritëve të ndryshëm pseudo, quazi, anti ose kontrakulturorë, mbase, atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, artit, kulturës dhe informacionit (qofshin të majtë apo të djathtë),-të cilët "venë dorë në brez ose revole", apo i bllokojnë fare, sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e shkenctarit, pedagogut, intelektualit, editorit (botuesit), themeluesit, transmetuesit, letrarit, gazetarit, pulicistit, analistit, kulturologut, krijuesit ose artistit: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër që e denoncon të parën.

U mor vesh se detyra e një kritiku dialektik të kulturës dhe informacionit, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga administrimi, të kulturës dhe informimit nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. 

Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, stisur, valorizuar dhe glorifikuar, në përbërjen e se cilës premtimi i saj për lumturi,, do mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture me kuptimin më të gjerë.

Ndërkohë që nënshtrimi, penetrimi, interferimi ose varësia e saj nga rrethanat materiale të këtij pushteti ose kësaj qeverie, si dhe të atyre të së kaluarës, kontribuon në frustracionin dhe negacionin e këtij realizimi.

Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës dhe informimit, do duhej të vendoseshin në kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike.

Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Ky zatën ndoshta është edhe problemi ose lajtmoti kryesor pse Kosova tani i një kohë gjatë nuk ka verzion të shtypur të gazetave prestigjioze ose renomative si "Bota Sot", Epoka e Re"," Koha Ditore", "Kosova Sot" etj....të cilat dikur kanë qenë zëdhenëse, promotore, instanca të larta ose istitucione të fuqishme mendore, morale, kulturore, informative, shtetformuese dhe patriotike...E sidomos para dhe gjatë luftës çlrimtare dhe patriotike të UÇK-së.

Theodor Adorno, filozofi  i njohur gjerman, në bashkëpunim me  Herbert Marcusen, e sidomos me kolegun e tij madhor e gjenial, Max Horkheimer, shkruan " Dialektikën e Iluminizmit", e cila ishte një mision, narrativ ose entativë e qartë për të gjetur shkaqet racionale të një katastrofe humanitare si tmerri social. si dhe apokalipsi autoritar ose totalitar. 

Në këtë kontekst të suspektshëm ose dubioz, filozofët e shquar gjermao-austriak (Adorno, Horkheimer, Maruse, Fromm, Bloch etj.)- gjetën ose zbuluan një nga shkaqet kryesore tek koncepti i arsyes instrumentale, apo arsyes subjektive. 

Ndërkaq, iluminizmi, i cili duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues, prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri ,- më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm,- atë të arsyes instrumentale.

Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe informative”,- koncept që Adorno dhe Horkheimer e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive” ose foruminane-kabinetike, ku përthithja e kulturës, reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i saj, shihen si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e totalitetit social, në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë teknologjike të avancuar. 

Në këtë prizëm, ata që janë zgjedhur ose paramenduar si armiq ose kundërshtar ( në Kosovë, botuesit ose editorët e gazetave kryesore së bashku me kryeredaktorët, redaktorët ose moderatorët e tyre)- sipas "Dialektikës së Iluminzmit", ndiçën, persekutohen ose luftohen deri në fund si armiq!!!

Rasti i pushtetit dhe politikës kosovare, është shembull se si nihilizmi dhe fetishizmi i pushtetit dhe politikës çon në një regresion ose degradim të përgjithëshëm.

Ndonëse, zëvendësimi aparent i një pushteti ose politike me një tjetër, në politikën komerciale, klanore, tribale ose afariste, është thjeshtë recidivë, ose një riprodhim i  sofistikuar dhekamufloz i po atyre marrëdhënieve themelore që ruajnë sistemin ose pustetin në tërësinë e tij. 

Adornoja, Horkheimeri, Marcuseja, Foucaulti, Deleuze, Derridaja, Frommi etj., janë shembujt konkretë se si pati tentativa serioze për të mos kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion, gjë që do kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi nëpërmjet komercializimit të vet kritikës.

Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, apo për profetë dhe bindje të palëvizshme, natyrore, ordinare ose statike.

Bota ka nevojë për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.

Sipas Ziegmund Freudit" të jesh gjithmonë i ndershëm, i sinqertë dhe i kënaqur me veten ose vetvetën tënde, është një fiskulturë ose ushtrim i këndshëm".

Një person ose personalitet i lartë, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. 

Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën." siç do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur "On Liberty" ( "Për Lirinë").

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë.

"Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!" ( Fjodor Dostojevski në "Krimi dhe Denimi")

Ndryshe nga kjo, sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.

Në këtë prizëm ato gjëra që i bëjnë të dashur, të ndërgjegjshëm, të moralshëm, të sinqertë, integral ose koperativë më të tjerët liderët e ndryshëm kosovarë, pos tjerash janë amoroziteti, animoziteti, indolenca dhe paaftësia e tyre për t´i njohur, kuptuar dhe duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin dhe vetminë e madhe në brendinë ose vetvetën e tyre të ikur ose emigruar dikund largë nga ta.

"Ekzistojnë disa kategori njerëzish: Ata që duan të dijnë, ata që duan të mësojnë, ata që duan të besojnë dhe ata që duan të ëndërrojnë dhe shpresojnë." Do thoshte dikur një filozof i shquar gjerman.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat